Dallimi i dietave në bazë të moshës.
Duke marrë parasysh se të gjithë organizmat e njerëzve janë të ndryshëm vijmë në përfundim që nuk ekziston një dietë pefekte.
Disa nga ushqimet që konsumoni varen nga mosha juaj dhe duhet bërë dallimi mes atyre që duhet ti shmangni dhe atyre që duhet konsumuar, raporton “Bright Side”.
Adoleshentët
Trupi në këtë moshë është duke u rritur dhe zhvilluar, ka nevojë për shumë përbërës ushqimorë. Sigurohuni që të hani vaktin e mëngjesit gjithmonë të pasur me minerale dhe vitaminat e duhura.
Në vitet e 20-ta
Hiqni dorë nga ushqimet e shpejta. Reduktoni konsumin e patateve të fërguara, çokollatës apo ushqimeve të shpejta.
Në vitet e 30-ta
Përqendrohuni tek ushqimet me vlera të larta ushqyese si: vezët, farat, produktet e sojës, bajamet dhe gjoksi i pulës.
Në vitet e 40-ta
Duhet të kujdeseni për nivelin e sheqerit dhe kolesterinës në gjak. Përqendrohuni në ushqime natyrale, konkretisht në perime si brokoli, lulelakra, domatet dhe patatet
Në vitet e 50-ta
Metabolizmi fillon të dobësohet, prandaj edhe sistemi tretës nuk funksionon siç duhet. Që ti shmangeni problemeve me tretjen, mos përdorni sheqerin, ushqimet e rënda, produktet e bulmetit dhe filloni të konsumoni avokado, brokoli, manaferra, spinaq dhe bajame.
Në vitet e 60-ta
Konsumoni se paku 5 vakte që përmbajnë perime dhe fruta. Që ta mposhtni rrezikun e rritjes së kolesterinës dhe sheqerit në gjak, zvogëloni sasinë e kripës.
/Lajmi.net/
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...