Shpesh dëgjojmë nëna që i japin apo pyesin nëse munden ta ushqejnë beben e tyre me ujë dhe sheqer. Madje në rastet më ekstreme disa nëna e kanë përdorur edhe si një qetësues për të qarat e fëmijës, por që është shumë i dëmshëm.
Uji nuk rekomandohet te bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qenë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.
Përse nuk duhet të përdorni ujin me sheqer te bebet?
Ai nuk është aspak i mirë për shëndetin e fëmijës sepse përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe nga ana tjetër ul oreksin e fëmijës. Duke qënë kështu bebi do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme.
Ai mund të përdoret në rastet më të rralla nga ana e mjekëve nëse nevojitet analizë gjaku apo operacion intestinal. Deri në muajin e 6-të fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij. Nëse nuk keni mundësi të ushqeni me gji duhet të përdorni vetëm formulën. Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet.
Sheqeri nga burime të tjera mund të kompromentojë funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës, dhe si pasojë e kalorive të mëdha të panevojshme mund të rritet edhe niveli i hormoneve. Niveli i lartë i sheqerit do të ndikojë edhe në dëmtimin e pankreasit dhe për pasojë fëmija mund të bëhet diabetik. Bebi para muajit të 6 nuk duhet të pijë uje (pra derisa të fillojë ushqimet e ngurta) pasi mund të hidratohet më tepër nga normalja dhe të krijohet problemi i quajtur “helmimi nga uji”./ ”PërNënat”/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...