Këto janë arsyet pse ju dhembin gjinjtë

08:45 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Arsyet pse gjokse dhembin mund te jenë të ndryshme. Këto janë disa prej tyre.

Ndryshimet hormonale

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së gjokseve kanë të bëjnë me një ndryshim hormonal që vjen së bashku me periodat tuaja. Ky reagim normal trupit me ndyshimet e estrogjenit zakonisht manifestohet në enjtje dhe butësi në ditët para periodave sipas Taraneh Shirazian, asistente profesore e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Icahn School of Medicine në Neë Jork. Këto quhen dhimbje ciklike dhe lidhen me ciklin tuaj menstrual. Lajm i mirë: “Nuk duhet të shkoni larg për zgjidhje, pilulat kontraceptive mund të ndihmojnë,” thotë Shirazian, pasi ato parandalojnë ovulacionin dhe ndihmojnë në mbajtjen të qëndrueshme të niveleve të estrogjenit.

Dhimbjet e muskujve të gjoksit

Ndonjëherë mund të duket sikur keni dhimbje gjoksi, por në fakt mund të jenë edhe dhimbjet e muskujve që ndodhen nën gjoks. Në këtë rast mund të aplikoni mjete të ndryshme për t’u ngrohur dhe për ta drejtuar dhimbjen diku tjetër.

Duke u përpjekur shumë në palestër, duke lëvizur mobilje ose duke ngritur çanta që peshojnë mund të tendosen muskujt e gjoksit. Dhe në këtë rast bëhet fjalë sërish për muskujt dhe jo vetëm për gjoksin.

Të brendshmet e papërshtatshme

Të brendshmet e gabuara mund të kenë pasoja mjaft të rënda për gjoksin tuaj. Nëse ato janë shumë të vogla mund të ushtrojnë presion mbi gjoksin tuaj duke e lënduar. Ndërsa nëse ato janë shumë të mëdha, lëvizja e gjoksit gjatë ditës mund çojë në ndjeshmëri të gjirit. Për këtë arsye është e nevojshme të keni të brendshmet e përshtatshme.

Nëse gjokset tuaja janë të mëdha, është e rëndësishme që të kenë një mbështetje kur bëjmë ushtrime. Një studim i fundit thotë se nga vrapueset e maratonave, 1 në 3 raportojnë se kanë dhimbje gjoksi. Në këto raste sigurohuni të merrni rroba të përshtatshme për stërvitje.

Të paturit të fibrocisteve

Nëse ju jeni identifikuar se keni indin e njohur teknikisht si fibrocistik, atëherë ndoshta ju jeni të njoftuar mirë për ndjeshmërinë e gjirit lidhur me ciklin tuaj menstrual. Këto inde që shkaktojnë gjendra nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me kancerin e gjirit, shkruan Anabel. Megjithatë, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale.

Konsumimi i kafes dhe çajit

Ndërsa kafja dhe çaji nuk mund të shkaktojnë drejtpërdrejtë dhimbje të gjirit, disa studime tregojnë se largimi i kafeinës nga dieta juaj, mund të ndihmojë për të pakësuar dhimbje, sidomos për gratë me indet fibrocycstike të gjirit.

Në përgjithësi, dhimbjet e përkohshme të gjokseve dhe ndjeshmëria nuk duhet të ngrenë ndonjë flamuj të kuq, as nuk duhet t’ju dërgojnë në zyrën e mjekut. Ato zakonisht vetëm disa ditë e më pas zhduken. Në rast se dhimbja zgjat më shumë ose përkeqësohet, atëherë është koha për të takuar mjekun tuaj. Gjithashtu, bëjeni zakon kontrollin e vazhdueshëm të gjokseve për të qënë të sigurt që nuk ka ndonjë ndryshim në pamje, cilësi, apo butësi. Nëse vëreni diçka jashtë të zakonshmes, shkoni tek mjeku juaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme