Shumë lehtë mund të kaploheni nga paniku gjatë kohës së koronavirusit, sidomos pasi të keni parë dyqanet bosh.
Me rritjen e numrit të të infektuarve, sigurisht që duhet të merrni masa edhe për parandalimin e sëmundjes, transmeton portal arbresh.info
Me rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus nëpër botë, mjeku Kit Rock, nga spitali në Nju Jork, tregon se cilat janë gjërat esenciale që duhet t’i keni në shtëpi gjatë kësaj kohe.
Fruta dhe perime të ngrira
Tradicionalisht, njerëzit mbledhin ushqim të konservuar nëpër raftet e tyre. Në vend të kësaj, mjeku ju këshillon të blini disa fruta dhe perime të ngrira, pasi ato përmbajnë vlera ushqimore më të larta sesa ato të konservuara.
Ushqime që ju bëjnë të lumtur
Furnizoheni me shumëllojshmëri të ushqimeve, sidomos me ato që ju bëjnë të lumtur. Gjatë qëndrimit në shtëpi, duhet të hani gjërat që ju pëlqejnë dhe ju bëjnë të ndiheni mirë, transmeton portal arbresh.info
Mjetet që pastrimin e hundëve dhe parandalimin e etheve
Megjithëse simptomat ndryshojnë, ajo që vërehet në përgjithësi është kolla e thatë, ethet, dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve, prandaj mjeku këshillon që të keni një ilaç për të ulur temperaturën dhe diçka për të ndihmuar në rrjedhjen e hundës.
Terapia e rregullt
Nëse ekziston një terapi që duhet ta merrni normalisht, atëherë kjo është diçka që duhet të bëni sa më shpejt të jetë e mundur. Ju mund të tërhiqni vëmendjen e farmacistit ndaj shqetësimeve tuaja në lidhje me parandalimin e blerjes së terapisë tuaj të rregullt.
Kura e preferuar e mjekut
Mjeku thekson se kura e preferuar e tij është supa, sidomos kur keni ftohtë. Kit këshillon që t’i gjeni këto ushqime sepse në rastin e një virusi do të përdorni metoda standarde që ju bëjnë të ndiheni më mirë kur keni ftohje./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?