Kush nuk do të donte një përqafim të ngrohtë nga nëna, babai, miku apo mikja më e ngushtë, apo më mirë akoma, nga gjysma tjetër e juaja.
Përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë emocionalisht dhe jo vetëm. Studimet sugjerojnë se përqafimet mund të sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga lehtësimi i stresit deri tek ulja e tensionit të gjakut. Ja pse një përqafim i ngrohtë është i mirë si për trupin ashtu edhe për shëndetin mendor.
1.Na bën të ndihemi më të sigurt: Përqafimet nuk na bashkojnë vetëm me njëri tjetrin, ato ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e oksitocinës, një substancë që forcon lidhjet mes njerëzve. Studimet kanë treguar se njerëzit ndihen më mirë dhe më të lidhur me partnerët e tyre kur përqafohen shpesh. Përqafimi na bën të ndihemi më të lidhur emocionalisht dhe psikologjikisht me personin tjetër, na qetëson dhe na jep më siguri në vetvete.
2.Ul tensionin e lartë të gjakut: Përveçse siguron intimitetin, oksitocina shërben edhe për uljen e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar se përqafimet e shpeshta mes grave dhe partnerëve të tyre rrit nivelet e oksitocinës dhe ul tensionin e gjakut.
3.Lehtëson stresin: Një tjetër arsye e vërtetuar shkencërisht se përqafimi nga nëna është i paçmueshëm. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti WisconsinMadison kryen një eksperiment tek një grup vajzash të moshës 7-12 vjeç, të cilat i vendosën në situata stresuese, iu kërkuan të mbanin fjalime ose të zgjidhnin probleme matematikore para një grupi njerëzish të panjohur. Ato që morën një përqafim ose telefonatë nga nënat e tyre pas asaj situate stresese që kaluan kishin nivele më të ulëta të hormonit kortizol të stresit.
4.Ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve: Kush do ta besonte që përqafimi mund të na ndihmojë të mbajmë larg gripin? Gjatë një studimi të kryer në vitin 2014 nga Universiteti Carnegie Mellon, në SHBA, hulumtuesit shkencorë zbuluan se njerëzit më pak të stresuar janë më pak të rrezikuar nga infeksionet, kur janë të ekspozuar ndaj një virusi gripal, nëse e ndiejnë që kanë mbështetje sociale në jetën e tyre dhe marrin shpesh përqafime të ngrohta.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...