Google ADS

Këto janë 10 ushqimet që lehtësojnë tretjen në rast kapsllëku

07:00 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Nuk ka gjë më acaruese sesa ndjesia sikur duhet të shkosh urgjent në tualet dhe më pas ulesh dhe pret…pret.

Kapsllëku është një nga problemet më të zakonshme gastrointestinale. Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër.

Uji 1 dhe ushqimet e pasura me fibra 2 janë më të rëndësishmit që parandalojnë kapsllëkun. Uji duhet të konsumohet gjatë gjithë ditës për të zbutur jashtëqitjen, kështu mund të dalë më lehtë. Fibrat gjithashtu janë të rëndësishme për të shtyrë ushqimet nëpërmjet traktit intestinal.

Ja cilat janë 10 ushqimet më të pasura në fibra që ndihmojnë në jashtëqitje të menjëhershme:

Bishtajoret: Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore. Është mirë që t’i përfshini ato çdo ditë në dietën tuaj, duke qenë se janë të pasura në fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Vetëm një kupë me fasule mund të shtojë 6- 15 gramë fibra tek sallata, supa ose tava që do të përgatisni, në varësi të fasuleve që përdorni

Brokoli: Brokoli futet në listën e super ushqimeve, pasi është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai është një burim i mirë i vitaminave, proteinave dhe fibrave. Brokoli parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri. Konsumi i tij është gjithashtu i rëndësishëm për tretjen. Shtoni një kupë me brokoli të gatuar në drekë ose për darkë për të marrë 5 ½ gramë fibra shtesë.

Bollguri (dhe drithëra të tjera): Bollguri është i pasur në fibra të tretshme, që ndihmojnë në kalimin e ushqimeve nëpërmjet zorrëve dhe jashtëqitje të menjëhershme.

Spinaqi: Një kupë me spinaq siguron 4 gramë fibra, dhe përmban magnez, një mineral që mund të ndihmojë në jashtëqitje. Magnezi gjendet shpesh në laksativë, megjithatë është i pranishëm edhe në ushqime të ndryshme, dhe këto të dytat janë më të sigurta për njerëzit.

Frutat e thata: Përfshini çdo ditë në dietë një grusht me fistikë, arra, bajame ose kikirikë. Ato janë një burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, megjithatë nuk mungojnë as fibrat. Një kupë e vetme me bajame do t’ju sigurojë 9 gramë fibra.

Fara liri: Farat e lirit janë një mënyrë e mirë për të shtuar më shumë fibra në dietë. Dy lugë gjelle me fara liri shtojnë 4 gramë fibra.

Manaferrat: Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet etj, janë gjithmonë në listën e super-ushqimeve për shkak të përmbajtjes së lartë në antioksidues dhe lëndëve të tjera ushqyese. Gjysmë kupe me boronica ose luleshtrydhe përmban 4 gramë fibra.

Dardha: Dardhat gjithashtu janë të pasura në antioksidues dhe vitamina. Ato janë një nga frutat më fibroze, prandaj shtimi i tyre në dietë është një mënyrë tjetër e lehtës për të lehtësuar tretjen dhe jashtëqitjen. Një dardhë e madhësisë mesatare ju siguron 5 gramë e gjysmë fibra.

Molla: Në këtë rast, ‘një mollë në ditë’ është akoma një këshillë e artë. Një mollë e vogël së bashku me lëkurës përmban 3.6 gramë fibra. Lëkura shumë frutave përmban fibra të tretshëm, që veprojnë si laksativë natyralë.

Fruta të tharë: Nëse po kërkoni për një ushqim të shpejtë, sa për të kaluar kohën, zgjidhni kumbullat ose fiqtë e tharë. Ato janë të pasura në fibra (një gjysmë kupë me kumbulla të thara ka rreth 6 gramë fibra) dhe përmbajnë sorbitol dhe fruktan, sheqerna natyrale që kanë efekt laksativ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme