Mund të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne mënyra se si të sillemi dhe çfarë duhet apo nuk duhet të themi nëse jemi pranë një njeriu që është diagnostikuar me kancer.
Mbështetja juaj ndaj tyre mund të jetë një ndihmë shumë e madhe në përballimin e trajtimit mjekësor apo edhe problemeve të tjera që shfaqen gjatë sëmundjes.
Kanceri mund t’i bëjë shumë të vështira bisedat mes njerëzve dhe ndonjëherë ato shndërrohen në të pamundura, duke eliminuar çdo mundësi për bashkëbisedim. Disa persona e kanë shumë të vështirë dhe të papërshtatshme të flasin për diagnozën e tyre apo trajtimin e sëmundjes, ndërsa të tjerë ndihen më rehat në këtë pjesë, e madje duan të tregojnë sa më shumë të jetë e mundur.
Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla të publikuara nga DailyMail, mbi gjërat që nuk ëshillohet t’ua thoni pacientëve të diagnostikuar me kancer.
Mos u thoni se çfarë do të bënit po të ishit në vendin e tyre
Çdo njeri e përjeton në mënyra të ndryshme sëmundjen e tij dhe nëse “i jepni mend”, ata do të ndihen edhe më keq. Për më ntepër, ndoshta kurrë nuk keni qenë në vendin e tyre, ndaj mos bëni paralelizma.
Mos u bëni aq emocionalë sa të tjerët të mendojnë se jeni jua ai që ka nevojë për mbështetje
Ju duhet të bëheni një vesh që dëgjon dhe një shpatull ku personat e sëmurë të gjejnë ngrohtësi dhe të mund të mbështeten. Mos u qani dhe mos e përjetoni situatën e tyre, sikur të jeni ju të sëmurët, pasi ata do të nisin të shqetësohen, apo të neveriten nga keqardhja juaj.
Mos u ofroni ndihmë për gjithçka
Disa njerëz kanë nevojë të përditshme për ju, në varësi të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhen, ama tregoni kujdes të mos e teproni me këtë pjesë, pasi ka persona që janë të aftë të kujdesen vetë për veten e tyre dhe ndihma juaj, edhe pse me qëllim të mirë, mund të rezultojë tërësisht e kotë.
Mos kërkoni në Google për llojin e kancerit nga i cili ata janë prekur dhe më pas t’u jepni statistika
Në vend që të bëni këtë gjë, me numra e me shifra, mundohuni t’i dëgjoni, mbështesni.
Mos u thoni se e gjithë jeta e tyre do të ndryshojë
Tashmë atyre iu ka ndryshuar jeta dhe janë mësuar me këtë ritëm të ri në përditshmërinë e tyre.
Mos e trajtoni kthimin e tyre në punë si një kthim në normalitet
Për ata asgjë nuk është më normale. As kthimi në punë, ndaj tregoni kujdes dhe vëmendje, pasi edhe nëse fizikisht janë shëruar tërësisht, ana e tyre psikologjike është ende e shkatërruar.
Mos mendoni se ata kanë nevojë për ndihmën tuaj në çdo kohë
Bëni mirë që gjithmonë t’i pyesni nëse kanë nevojë për ndihmën tuaj, apo nëse mund t’ia dalin vetë në punë të ndryshme.
Mos iu drejtoni mjekut të tyre për gjithçka
Ndonjëherë ata e dinë më mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe se cili është mjekimi që duhet të marrin, në rast se kanë ndonjë shqetësim të caktuar. /JOQ,
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...