Psikologja nga Turqia, Nejla Avcı, ka pohuar se pogaçja dhe byreku ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit.
Avcı ka marrë pjesë në seminarin “Mungesë vëmendjeje-çrregullim hiperaktiviteti” i organizuar nga Komuna Bağcılar e Stambollit.
Sipas deklaratës së komunës, Avcı në fjalimin e saj në seminar ka theksuar se mbi 50 për qind të popullatës shumica prej të cilëve fëmijë ka çrregullime të hiperaktivitetit, ndërsa i paralajmëroi prindërit.
Psikologia theksoi se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke e ndikuar negativisht zhvillimin e trurit.
“Çdo lloj i ushqimit si pogaçja dhe byreku ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.
Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që e jep, në mënyrë negative e ndikon trurin”, është shprehur ajo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avcı duke theksuar se mungesa e vëmendjes nuk është diçka psikike por vjen nga lindja, tha se shumica e fëmijëve kanë çrregullime të hiperaktivitetit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...