Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së nga ky vit do të fillojë të aplikohet fekondimi in vitro (IVF) apo siç njihet ndryshe trajtimi i infertilitetit.
Këtë lajm për Ekonomia Online e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, i cili ka theksuar se tashmë projektin e kanë të finalizuar dhe presin shumë shpejt që të pajisen edhe me laboratorin citogjenetikë.
Këtë projekt ai e ka vlerësuar si shumë të arritur dhe i cili do të aplikohet për herë të parë në institucionet publike në rajon.
“Kemi përgatitur projektin për IVF dhe laboratorin citogjenetikë, ndoshta për herë të parë në regjion që bëhet në institucione publike. Ne kemi projektin gati kemi mbështetjen edhe të drejtorisë qendrore e kemi mbështetjen edhe të ministrisë, kështu që shpresoj që në vitin 2020 do të fillojmë me IVF dhe laborator citogjenetikë. Unë mendoj se kjo është një e arritur që për herë të parë do të bëhet në institucionet publike”, ka thënë ai.
Përveç këtij projekti që tashmë e kanë të finalizuar, kreu i Gjinekologjisë përmendi edhe disa investime të tjera të bëra gjatë vitit 2019.
Ndër to përmend aplikimin e largimit të mitrës me laparaskop.
“Është bërë rinovimi i klinikës nga jashtë, jemi furnizuar këtë vit me isteroskop, laparaskop mund të theksoj se është bërë histeroskopia e parë në klinikën obstetrike-gjinekologjike me largimin e mitrës me laparaskop”, ka thënë ai.
Edhe sa i përket furnizimit me materiale shpenzues dhe barna, Ismajli ka thënë se kanë qëndruar mirë gjatë vitit 2019.
“Me material shpenzues jemi të kënaqur, nuk do të thotë që kemi qind për qind të listës esenciale, mirëpo shumë pak ndoshta një kohë shumë të shkurt pas vitit të ri, vitin e kaluar kur bëhet bartja e buxhetit kemi pas një mungesë të vogël një kohë të shkurt, mirëpo mund të themi se pjesën më të madhe të vitit kemi qenë të furnizuar dhe pacientët nga lista esenciale nuk kanë blerë asnjë bari”, ka thënë ai.
Gjinekologu Ismajli ka bërë të ditur se trendi i lindjeve me prerje cezariane ka shënuar rritje.
Ai ka thënë se rreth 34 për qind e lindjeve në këtë klinikë bëhen përmes prerjeve cezariane.
“Trendi i lindjeve me prerje cezariane sillet në klinikën obstetrike gjinekologjike diku 34 për qind. Duhet theksuar se në klinikë është numri më i madh i prerjeve cezariane duke llogaritur që një numër i madh i pacientëve edhe nga spitalet regjionale edhe frekuentohen këto rastet e komplikuara prej seksiot e përsëritura, pastaj patologjitë tjera”, ka thënë ai.
Ai ka treguar disa nga arsyet që po i shtyjnë nënat që të lindin në këtë mënyrë.
“Dmth nga krejt Kosova frekuentohen këtu. Por duhet theksuar se janë edhe disa shkaktarë të tjerë që kanë sjell deri te numri, kjo shifër sillet paralel me edhe vendet përreth. Po ashtu është edhe në Kroaci, Slloveni në vendet e regjionit. Mirëpo, shkaktarët tjerë janë edhe kërcënimet e palëve, dmth pastaj edhe mjekun gjinekologun nuk është duke e mbrojt më askush. Kemi shumë gjykime shumë lëndë nëpër gjyqësor kështu që të gjitha këto janë shkaktarë të rritjes së numrit me prerje cezariane”, ka thënë ai.
Por Ismajli ka thënë se kjo mënyrë e lindjes përcjellët me rreziqe të mëdha për nënën, duke mospërjashtuar as rrezikimin e jetës.
“Çdo lindje me prerje cezariane është rrezik për jetën e nënës, e sidomos ato lidhjet e përsëritura dy-tri herë ku mund të vij deri te placenta previja marginalis. Pra çdo lindje e përsëritur cezariane është komplikim për nënën edhe për fëmijën”, ka thënë ai.
Në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje.
Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...