Edhe pse mund të keni njohuri të mjaftueshme mbi gjërat që duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm dhe për të qëndruar elegantë, ka ushqime që ndihmojnë më shumë se të tjerët për këto qëllime.
Universiteti i Harvardit ka përpiluar një listë me ushqimet që ndihmojnë më shumë për rënien në peshë.
Sigurisht që kjo listë është e “pushtuar” nga frutat e perimet, por kush janë më saktë këto fruta e perime?
• Mollët dhe dardhët
• Manaferrat
• Lulelakra, lakra dhe brokoli
• Spinaqi
Këto fruta e perime kanë më shumë fibra se të tjerat. Gjithashtu, nuk e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan Top Channel.
Universiteti i Harvardit ka publikuar edhe frutat e perimet që mund të shëndoshin. Këto janë patatet, bizelet dhe misri. Duke ngrënë këto ushqime, do të shtoni në peshë, pasi kanë indeks glicemik të lartë dhe më shumë kalori sesa mollët dhe spinaqi.
Monaco ia shkakton humbjen e dytë Aston Villas në Ligën e Ka...
Nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme në fushën e siguri...
Kurti takoi në Davos homologun e tij lituanez, e falënderoi ...
Atalanta fiton bindshëm ndaj Sturm Grazit dhe kalon në fazën...
Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpin...
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit