Kështu ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit

16:28 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Ushtrimet fizike janë të mira për secilin person – por ato ofrojnë edhe bonuse të veçanta për duhanpirësit që përpiqen ta lënë duhanin.

Telegrafi ju sjell disa nga mënyrat se si ushtrimet fizike ndihmojnë në lënien e duhanit.

Apetit më i vogël. Mund t’ju duket e çuditshme, por reagimi natyral ndaj ushtrimeve modeste të rregullta është një nivel më i zvogëluar i urisë. Sipas studimeve të ndryshme, ushtrimet e zvogëlojnë prodhimin e grelinit, hormon i cili e rritë apetitin, dhe e promovon prodhimin e peptidit YY – i cili e zvogëlon apetitin.

Pas stërvitjeve, normalisht, duhet të ushqeheni në mënyrë që ta zëvendësoni energjinë e humbur. Por është e rëndësishme çfarë ushqime zgjedhni!

E kufizon shtimin e peshës. Shumica e njerëzve thonë se pirja e duhanit iu ndihmon ta shmangin shtimin e peshës. Kur heqin dorë nga duhani, ata e gjejnë një lojë tjetër për të ‘luajtur’: ushqimin! Ushtrimet fizike ndihmojnë në mos shtimin e peshës pas lënies së duhanit.

Ushtrimet fizike e menaxhojnë stresin. Shumica e njerëzve pinë duhan si mënyrë për ta larguar ankthin social dhe stresin – por e vërteta është se duhanpirja vetëm sa e fut trupin nën stres. Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e stresit, dhe janë zëvendësim i përsosur për duhanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme