Përveç se do të vëreni se si do humbni kilogramët, ky regjim i të ushqyerit mund të rregullojë edhe shtypjen e gjakut si dhe zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak… Krijuesi i kësaj diete është Dr Walter Kempner, ndërsa është krijuar në vitin 1939. Qëllimi i kësaj diete në atë kohë ishte ulja e tensionit të gjakut, kontrollin e sheqerit në gjak, përmirësimin e shëndetit tek pacientët që vuajnë nga veshkët. Që kur u pa se kjo dietë kishte efekt në zvogëlimin e peshës, filloi të përdoret për humbje peshe. Këtu është një variant i një fëmije i cili për tre javë ka hequr 7 deri në 10 paund.
PLANI I TË USHQYERIT
Mëngjesi është gjithnjë i njejtë: një filxhan oriz i gatuar në ujë, pa kripë ose sheqer. Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri. Për desert hani një pemë! -Dreka për 7 ditët e para: një filxhan oriz, një filxhan groshë apo bizele, një copë bukë integrale. Përdorni më tepër erëza dhe më pak kripë. Deserti: pemë. -Darka për 7 ditët e para: çdo ditë nga një filxhan oriz dhe 150 g mish pa yndyrë. Mishijn pos e kriposni, shtrydhini pak lëng limoni. Mund të hani një copë buke integrale. -Drekë për 7 ditët e dyta: një filxhan oriz, një copë buke integrale. -Darka për 7 ditët e dyta: një filxhan oriz, një copë buke integrale. Java e tretë: ushqehuni sipas planit të javës së parë vetëm se i shtoni një rostiçeri qumështi mes drekës dhe darkës. Para se të aplikoni dietën konsultohuni me mjekun tuaj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...