Diabeti është sëmundje, nga e cila preken të moshuarit dhe të rinjtë. Shkaku më i shpeshtë është stresi, e po ashtu edhe ushqimi jo i shëndetshëm dhe jo i rregullt. Me shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti.
Hani ushqim rregullisht, mos anashkaloni shujtat dhe konsumoni ilaçet e përshkruara. Nuk ia vlen t’i merrni ilaçet, nëse nuk ushqeheni si duhet.
Mos harroni, se nëse nuk u përmbaheni rregullave të ushqimit dhe ilaçeve, mund të vijnë pasojat, si: humbja e shikimit dhe amputimi i gjymtyrëve.
Ilaçi natyral që ju sjellim ju ndihmon të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, të forconi imunitetin, pastroni organizmin, forconi shikimin dhe të vrisni qelizat kancerogjene.
Përbërësit:
3 grushte spinaq
2 karota
1 mollë të gjelbër
2 shkopinj selino
Përgatitja:
Në fillim i shpëlani mirë të gjithë përbërësit, e nga mollët të hiqni farat. I vendosni në blender, e masën e fituar ta pini në mëngjes, në lukth të thatë./Kosovarja/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...