Dhëmbët janë pjesë shumë e rëndësishme e dukjes sonë – prandaj edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ta!
Nëse mendoni se tregoheni mjaftueshëm të kujdesshëm për dhëmbët, gaboheni – pasi ka disa gjëra që na i dëmtojnë dhëmbët e nuk jemi të vetëdijshëm, transmeton klan kosova.
Ja disa prej tyre:
Të shpëlani gojën pasi lani dhëmbët
Pasi të lani dhëmbët nuk duhet të shpëlani gojën pasi kjo largon fluorin që ndodhet tek pasta e dhëmbëve, e cila është e mirë për dhëmbët dhe i mbron nga shkatërrimi. Thjeshtë pastroni pastën që ju ngelet në gojë.
Të lani dhëmbët direkt pasi keni ngrënë
Duhet të prisni 30 deri në 40 minuta që të lejoni që pështyma të neutralizojë PH e ulët në gojë të shkaktuar nga ushqimi dhe pija. Nëse i lani direkt, atëherë acidi ngjitet tek dhëmbët dhe shkakton erozion dhe gjithashtu kjo bën që dhëmbët të humbasin smaltin duke i bërë më të ndjeshëm dhe të dobët.
Të përdorni furçe me fije të fortë
Nuk duhet të përdorni kurrë një furçë me fije të fortë. Përdorni një me fije mesatare pasi u bën mirë dhëmbëve. Fija e fortë dëmton rezistencën, sipërfaqen e sipërme të dhëmbëve dhe smaltin mbrojtës.
Konsumi i gjërave të vogla
Nëse vazhdimisht hanë gjëra të vogla në tavolinë mes orarit të ushqimit, kjo ju bën dëm pasi rrit kontaktin që ushqimi ka me dhëmbët duke krijuar baktere që shkaktojnë zgavra.
Të përdorni dhëmbët për të hapur shishe
Hapja e shisheve apo ndonjë gjëje tjetër me dhëmbë dëmton jashtëzakonisht shumë dhëmbët tuaj, pasi i heq veshjen mbrojtëse. Nëse ndodh që thyeni dhëmbin gjatë një procesi të tillë, atëherë mbajeni dhëmbin deri sa të shkoni tek dentisti.
Konsumi i pijeve me ngjyrë
Pijet me ngjyrë si rum apo kola janë dëmtuesit më të këqinjë për gërryerjen e dhëmbëve pasi kanë PH të ulët dhe shumë aciditet. Duhet të dini se pijet me më pak ngjyrë janë më pak të dëmshme për dhëmbët tuaj.
Pijet me gaz
Nuk janë vetëm pijet alkoolike që dëmtojnë dhëmbët. Kini parasysh se këtë gjë bëjnë edhe pijet freskuese.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...