Vetëm një herë në dhjetë vjet mund të sëmureni nga gripi, përafërsisht 4-5 herë gjatë jetës. Këto të tjerat janë sëmundje që i ngjajnë gripit, zbulon pulmologu.
Periudha e kaluar mbeti në shenjën e sezonit të gripit të fortë, dhe meqë fëmijët janë më të ndjeshmit dhe shpesh grupi më i madh i të sëmurëve, pulmologu dhe alergologu ka dhënë disa këshilla prindërve.
I ftuar për të folur për gripin, viruset, barërat natyrale dhe për atë se a ka kuptim vaksinimi i fëmijëve kundër gripit.
“Gripi është sëmundje e popullarizuar. Viti i kaluar sjelli rezultate të disa hulumtimeve të reja dhe ndryshoi mendimin tonë për gripin. Edhe pse me siguri shumë herë gjatë jetës për vete keni thënë se e keni gripin, kjo në shumicën e rasteve nuk ka qenë kështu. Vetëm një herë në dhjetë vite mund të sëmuremi nga gripi. Përafërsisht 4-5 herë gjatë jetës. Këto të tjerat janë sëmundje që i ngjajnë gripit”, thotë mjeku.
Shton se tregimi për gripin gjithmonë është pak “i fryrë” dhe se të gjithë ne duhet të përjetojmë numër të caktuar të infeksioneve gjatë jetës, por që rrallëherë bëhet fjalë për grip të vërtetë.
Duke folur se si mbijetojnë dhe shpërndahen viruset në temperatura të ulëta, doktor Nestoroviq thot se viruset kanë mbështjellës të caktuar i cili i mbronë gjatë dimrit, ashtuqë nën zero mund të jetojnë edhe deri gjysmë ore. Verës qëndrojnë madje edhe 10 orë.
“Nëse dikush kollitet dhe i merr këto të reja, kurse ju i merrni në dhjetë orët e ardhshme, mund të sëmureni”, shpjegon ai.
Nestoroviq thekson se edhe hulumtimet kanë treguar se virusi i gripit ne nuk na bën asgjë si i tillë. Ai aktivizon sistemin tonë imunitarë ashtuqë ai pastaj “kthehet” kundër nesh.
“Më të mirët kundër virusit janë lëngu i zi Sambucus nigra (elderberry), të gjitha frutat e kuqe dhe përdorimi parandalues i zinkut”, propozon mjeku.
Kur bëhet fjalë për fëmijët dhe temperaturat e larta ai thot se, nëse fëmija është i disponuar mirë dhe ka temperaturë, kjo është e parëndësishme. Vetëm nëse fëmija është i lodhur, i përgjumur, shtrihet, duket keq, paraqituni menjëherë te mjeku, kurse paraprakisht përpiquni ta zvogëloni temperaturën me antipiretik dhe freskim (ftohje).
“Është treguar se edhe shumë barëra natyrale kanë ndikim të shkëlqyer. Konkretisht, gjëja e shkëlqyer është Sambucus nigra (elderberry) – lëngu i zi i Sambucus nigra (elderberry). Në Izrael një grup shkencëtarësh ka treguar se ai është tetë herë më i mirë në luftë kundër gripit se cilido medikament tjetër. Por vetëm si lëng, nëse konsumohet i tërë mund të jetë i helmueshëm. Lëngun mund ta konsumojnë edhe foshnjat”, zbulon doktori.
“Gjithashtu, të gjitha frutat e kuqe përmbajnë antocianine, materie që lidhen dhe e pengojnë virusin të hyjë në qelizë. Të gjitha frutat e kuqe, aronia, boronicat, manaferrat, manat. Këto janë barëra antivirusale dhe lloji më i mirë i parandalimit. Përveç kësaj, akademia Amerikane për medicinë familjare propozon edhe përdorimin parandalues të zinkut në doza të ulëta, 5-7 mg për fëmijët, 10-15 mg për të rriturit, nga tetori deri në prill. Është e shkëlqyer si preventivë edhe në shërimin e infeksioneve respiratore.
Zinku stimulon imunitetin dhe bllokon receptorët ku lidhen viruset, por edhe bakteriet. E okupon vendin e tyre dhe i pengon të lidhen aty. Fëmijët që kanë zink është e dëshmuar se kanë pesë herë më rrallë diarre, tri herë më rrallë infeksion, koeficient më të lartë të inteligjencës dhe janë më mirë të rritur”, shpjegon doktori.
Në pyetjen e udhëheqësit të emisionit se a duhet vaksinuar fëmijët kundër gripit, përgjigjet se problemi me vaksinat është i dyfishtë. Vitin e kaluar është shpallur, thotë, një punim i madh në të cilin thuhet se vaksinën ndoshta e bëjmë gabimisht. Problem tjetër është se te kategoritë më të rrezikuara për sëmundje të infeksioneve respiratore, e këto janë fëmijët e vegjël dhe pleqtë, vaksinat ndikojnë më së dobëti./femra.net
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...