Jeni çuar shpejtë apo keni bërë një lëvizje të pakëndshme dhe jeni goditur. Menjëherë shfaqet mavijosje. Njolla vjollce do të zhduket shpejtë nëse bëni disa truqe.
Keni këmbë të gjata, muskuj të theksuar, supe të bukura… Megjithatë, planet ua prishin mavijosjet. Duke përcjellë disa këshilla të ekspertëve me lehtësi do t’i eliminoni shenjat, transmeton Telegrafi.
Kompresat e ftohta mund të pengojnë formimin e mavijosjeve, por nëse nuk keni pasur mundësi ta shfrytëzoni këtë metodë dhe vendi i goditjes tashmë e ka ndryshuar ngjyrën, është koha për kompresa të ngrohta, masazh të lehtë dhe fërkim të vendit që dhemb, sepse ngrohja sjell deri te resorbimi i gjakut të formuar nën të.
Në ditën e dytë pas goditjes, çdo dy orë lyeni vendin e lënduar me çfarëdolloj kremi ose xheli kundër mavijosjes dhe hematomës, por këtë bëjeni vetëm nëse nuk ka plagë. Gjethi i zakonshëm i lakrës i prerë në disa vende dhe i qëruar, do të shërbejë si kompresë e shkëlqyer që lehtëson dhimbjen dhe zvogëlon ënjtjen.
Veprim efikas ka edhe patatja e zakonshme. Zieni së bashku me lëvore një patate, pastaj qërojeni dhe shtypeni, shtoni pakëz mjaltë dhe ujë të thjeshtë, ndërsa përbërjen e fituar vendoseni në vendin e mavijosur. E mirë është edhe uthulla e zakonshme me të cilën njomet një leckë pambuku dhe lyhet vendi që dhemb disa herë në ditë.
Ndryshimi i rëndësishëm i ngjyrës
Përcilleni edhe si duket mavijosja. Në fillim, vendi i goditjes është me ngjyrë intensive të kuqe, pastaj kalon në ngjyrë vjollce, pastaj në të kaltër, të gjelbër në të verdhë dhe në fund e verdhë, e cila pas shërimit zhduket. Nëse pas goditjes, nuk ndërrohet ngjyra, por nxihet, kjo është shenjë infeksioni, prandaj është e nevojshme që sa më shpejtë të shkoni te mjeku.
Te disa njerëz madje edhe pas goditjes së fortë nuk shfaqen mavijosje, ndërsa te dikush mjafton kontakti i lehtë me një mjet të fortë. Shpesh nënshtresat vjollce paraqiten te personat e moshuar, sepse me kalimin e viteve lëkura hollohet, ndërsa enët e gjakut janë më të dobëta. Por ky problem gjendet edhe te të rinjtë, sidomos nëse janë duhanpirës ose shpesh marrin preparate për hollimin e gjakut, siç është aspirina.
Nëse shpesh ju dalin mavijosje të cilat nuk largohen edhe pas tri javësh, atëherë doemos shkoni te mjeku për këshillim, sepse ekziston mundësia të keni enë të dobëta të gjakut, prandaj duhet të mendoni për mënyrat e ndalimit të venave në këmbë ose pëlcitjen e kapilareve në fytyrë.
Hematoma
Grumbullimi i gjakut nën lëkurë është i shpeshtë, nga ato më të voglat në formë të mavijosjeve e deri te ënjtjet e mëdha, që janë si pasojë e përdredhjes së nyjave ose dëmtimit të muskujve. Hematoma paraqitet në mënyrë që pas goditjes ose tendosjes pëlcet një ose më shumë enë të gjakut. Atëherë gjaku shpërndahet nën lëkurë.
Te mavijosja bëhet fjalë për gjakderdhjen kapilare nënlëkurore, me ç’rast sasia e gjakut është e vogël dhe e shpërndarë në një sipërfaqe relativisht të madhe. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...