Problem i madh në moshën e fëmijërisë krijon bajamja e tretë, e cila për shkak të pozitës së vet specifike në kokë, çon deri te frymëmarrja e vështirësuar me hundë
Krijimi i sekrecionit të madh të cilin fëmija ose nuk dinë ose nuk mund ta nxjerrin jashtë, çon deri te përhapja e infeksionit në veshin e mesëm dhe në krijimin e sekrecionit në të, transmeton Telegrafi.
Si pasojë, në fazat akute fëmija ankohet në dhembjen e veshit, ndërkaq pas kalimit të fazës akute dhe shërimit të inflamacionit të veshit, gjithmonë mbetet një sasi e konsiderueshme e sekrecionit në të.
Prania e sekrecionit në veshin e mesëm për pasojë ka dëgjim të dobësuar, por edhe mundësi të përsëritjes së inflamacionit akut. Prania për një kohë të gjatë e sekrecionit i krijon fëmijës probleme me otitin kronik sekrecional, i cili jo rrallë patjetër duhet të shërohet me intervenim kirurgjikal, duke vendosur gyp të vogël ventilimi.
Fëmijët më të rritur dhe pacientët e rritur kanë lloj tjetër të problemeve dhe ato janë inflamacioni i mukozës së hundës dhe i sinuseve i cili, nëse nuk shërohet ose shërohet në mënyrë joadekuate, mund të kalojë në sëmundje kronike.
Shkaqet më të shpeshta të vizitave te mjekët e praktikës së përgjithshme janë vështirësitë që kanë të bëjnë me hundën dhe sinuset.
Fillimisht, në shumicën e rasteve fjala është për infeksione virusale, andaj përdorimi i antibiotikëve është plotësisht i gabueshëm.
Dhënia e paarsyeshme dhe jokritike e antibiotikëve çon deri te problemi i rezistencës së baktereve,i cili është gjithnjë e më i shprehur në gjithë botën.Në esencën e gjithë këtyre problemeve është krijimi i sekrecionit. Prandaj, qëllimi primar i çdo terapie është zbërthimi dhe eliminimi i tyre.
Preparati ideal i cili zgjidh problemet e tilla duhet të jetë natyral, efikas, i sigurt dhe i thjeshtë për t’u përdorur. Prandaj, së paku 3 – 4 javë përdorimi i propolisit natyral, paraqet zgjedhje të shkëlqyeshme.
Aftësia e tij në zbërthimin e sekretit dhe në veprimin kundër mikrobeve rekomandohet si te fëmijët ashtu edhe te pacientët e rritur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...