Dieta dhe gjysmë ore lëvizje mund të përgjysmojnë rrezikun e diabetit. Deri në vitin 2045, parashikohet që do të ketë rreth 630 milionë diabetikë në të gjithë botën.
Por, një studim finlandez ka dëshmuar se si personat e rrezikuar, për shembull ata që janë mbipeshë dhe obezë, mund të përgjysmojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja, me pak ndërhyrje në stilin e jetesës.
Epidemia e diabetit e tipit 2, është quajtur edhe “Lufta e tretë botërore”. Aktualisht, pacientët janë mbi 400 milionë në të gjithë botën dhe deri në 2045 numri pritet të shkojë në 630 milionë.
Një perspektivë shqetësuese kjo, por sipas ekspertëve të mbledhur në kongresin e shoqatës evropiane për studimet e diabetit, tendenca mund të përmbyset.
Kërkimi i studiuesve finlandezë ka treguar se personat e rrezikuar nga diabeti mund të ndërhyjnë duke ndryshuar stilin e jetesës, duke ngrënë më mirë dhe duke lëvizur më shumë, përcjell Top Channel.
Finlanda është në fakt një prej vendeve me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ka qenë e para që ka vëzhguar një rënie të numrit të rasteve të reja të diabetit, pikërisht falë politikave të parandalimit që kanë si qëllim të ndryshojnë rutinën e përditshme në aspektin e ushqimit dhe lëvizjes.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...