Këshilla si të flini më mirë kur ndiheni të kërcënuar nga koronavirusi

08:14 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për një shëndet të mire.

Ne supozohet të flemë 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës, por zakonisht kjo nuk zbatohet tek të gjithë, për arsye të ndryshme, transmeton lajmi.net.

“Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për 45% të popullsisë së botës,”- sipas World Sleep Society, një organizatë jofitimprurëse e profesionistëve të gjumit.

Ka shumë gjëra që mund të na vijnë në kokë, por pagjumësia nuk është zgjidhje. Gjumi i pakët çon në shtimin e peshës, mosfunksionim e sistemt imunitar, presion të lartë të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, ankth dhe çrregullime të tjera.

-Këto janë këshillat që ofron Shoqata Botërore e Gjumit, për të bërë një gjumë produktiv:

-Përcaktoni një orar të rregullt kur flini dhe kur zgjoheni

-Bëni kujdes me gjumin pas drekës

-Mos konsumoni cigare ose alkool

-Shmangni ngrënien e ushqimeve të caktuara

-Stërvituni rregulisht, por jo para gjumit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme