Koronavirusi i ri tashmë është bërë tregimi më i madh në botë – duke përfshirë më shumë se 100 vende, 4.262 vdekje dhe më shumë se 118,101 njerëz të infektuar [Shënimi i Redaktorit: teksti i lëshuar më 10 mars 2020], sipas hartës më të fundit të Covid-19 të fakultetit të mjekësisë në Universitetin Amerikan “Xhons Hopkins”.
Kjo emergjencë shëndetësore globale, një nga gjashtë të deklaruara vitet e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke filluar me gripin e derrit në vitin 2009, tashmë ka fshirë miliarda dollarë nga ekonomia botërore dhe sipas Blumberg përfundimisht koronavirusi mund ta kushtojë ekonominë deri në 2.7 trilionë dollarë.
Përkundër të gjithë numrave dhe vlerësimeve, është e vështirë të dihet se deri ku mund të përhapet koronavirusi dhe cilat do të ishin pasojat. Me të gjitha paqartësitë, gazetarët në mbarë botën përballen me shumë sfida në raportimin e epidemisë, duke përfshirë luftën kundër dezinformatave dhe rreziqeve shëndetësore për gazetarët në terren, duke mos shkaktuar panik.
Për të mbështetur gazetarët në mbulimin e tyre mediatik, Miraj Çoudri, redaktori i Rrjetit Global të Raportimit Investigativ, përgatiti hartimin e këshillave nga organizata të ndryshme të gazetarisë, gazetarë dhe ekspertë me përvojë.
Ne planifikojmë të vazhdojmë të përfaqësojmë burimet e raportimit, duke përfshirë udhëzimet në gjuhët rajonale të Rrjetit Global të Raportimit Investigativ dhe në kanalet tona të mediave sociale.
Raportim i përgjegjshëm
Në hulumtimin e saj të fundit, Karin Val-Jorgensen, një profesore e gazetarisë në Universitetin Kardif, analizoi rolin e frikës në raportimin e KOVID-19 në 100 gazeta me tirazh të lartë në të gjithë botën. Ajo zbuloi se një në çdo nëntë artikuj mbi epideminë e përmend fjalën “frikë” ose fjalë të lidhura, duke përfshirë edhe “ka frikë”.
“Në këto artikuj shpesh herë përdorin gjuhë frikësuese, për shembull, në 50 artikuj përdoret shprehja” virusi-vrasës “,” shkroi ajo në “Niman lab artikëll”
Pra, si ta shmangim panikun ndërsa ofrojmë raportim gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar? Sipas Al Tompkins të Institutit Pointer (i cili planifikon të botojë një gazetë ditore KOVID-19), zgjidhja është në raportim të përgjegjshëm. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e sugjerimeve të tij:
Ulni përdorimin e mbiemrave subjektivë në raportim; për shembull: sëmundja “vdekjeprurëse”.
Kini kujdes me përdorimin e fotove për të mos përhapur mesazhin e gabuar.
Shpjegoni masat parandaluese; kështu që artikulli juaj mund të jetë më pak frikësues.
Mos harroni se artikujt statistikorë janë më pak frikësues sesa artikujt anekdotikë.
Shmangni titujt “klikbejt” dhe tregohuni krijues në prezantimin tuaj.
Në një tekst tjetër nga Instituti Pointer, Tom Xhones thekson se është e rëndësishme të gjesh faktet, por jo fjalimet politike. “Është një artikull studimor, jo politik”, thotë ai. Sigurisht që politika është e rëndësishme, por jini të kujdesshëm ndaj “spinimit” për KOVID-19 nga burimet politike të partisë dhe udhëhiquni nga ekspertët mjekësorë.
Si ta quani virusin
Që nga fillimi i epidemisë, gazetarët kanë përdorur emra të ndryshëm për virusin. Për shembull, “koronavirus”, “korona-virus”, “koronavirus i ri” ose “koronavirus i panjohur.” “Kjo për shkak se ky koronavirus është i ndryshëm nga koronaviruset e tjera që kanë shkaktuar shpërthimin e tyre ose pandemitë. Secili merr emrin e vet, dhe secili prej tyre ishte i ri (ose i panjohur) në një moment “, thotë Meril Perlman në një artikull për “Kolumbia Xhurnalizam rivju” (CJR).
Si ta emërtoni epideminë? CNN përdor termin “pandemi” për të përshkruar epideminë aktuale të koronavirusit. Nga atje, ata shpjeguan pse. Por OBSH ende nuk e përdor termin “pandemi” dhe gjithashtu ka shpjegimet e veta. [Shënimi i redaktorit: OBSH nxjerr përfundime të reja, duke e shpallur KOVID-19 një pandemi nga 11 marsi.]
Fjalët janë të rëndësishme. Sipas Associated Press (AP), “një epidemi është përhapja e shpejtë e sëmundjes në një popullatë ose rajon të veçantë; një pandemi është një epidemi që është përhapur në mbarë botën. ”Ata propozojnë“ moderim me fjalë; ndiqni deklaratat e zyrtarëve të shëndetit publik “.
Si të mbrohemi
Në një epidemi globale të një sëmundjeje, gazetarët nuk mund të raportojnë nëse janë në izolim. Ne duhet të jemi në terren, por ekziston rreziku të infektohemi.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka botuar rekomandime të hollësishme për gazetarët që raportojnë për KOVID-19, përfshirë përgatitjet për në terren, këshilla për shmangien e infeksionit në zonat me rrezik, planifikimin e udhëtimeve dhe masat pas detyrës. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e rekomandimeve kryesore për raportimin në terren:
Përdorni doreza mbrojtëse nëse punoni ose vizitoni një vend infeksioni, siç është një institucion i kujdesit shëndetësor. Mund të jenë të nevojshme pajisjet e tjera mbrojtëse personale mjekësore (PPM), të tilla si një mantel dhe një maskë.
Mos shkoni në tregjet ku shitet mishi i freskët ose peshku i freskët, ose fermat në zonat me rrezik. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshët (të gjallë ose të vdekur) dhe mjedisin e tyre. Mos prekni sipërfaqet që mund të jenë të kontaminuara me jashtëqitjen e kafshëve.
Nëse punoni në një strukturë shëndetësore, treg ose fermë, mos i lini kurrë pajisjet tuaja në dysheme. Dekontaminoni gjithmonë paisjet me letra dezinfektuese antimikrob me veprim të shpejtë, siç është “Meliseptol”, me dezinfektim të plotë.
Asnjëherë mos hani ose pini ndërsa prekni kafshët, ose nëyse jeni afër një tregu ose një ferme.
Gjithmonë sigurohuni që t’i lani duart plotësisht me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara se të vizitoni ndonjë zonë me rrezik ndërsa jeni aty dhe pasi të largoheni.
Ekspertët
Për të qenë të informuar, ndiqni informacionin e publikuar në faqet e internetit të OBSH-së, Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC), dhe Shëndetin Publik Angli (PHE). Gjithashtu e këshillueshme është që të ndiqni informacionin e publikuar nga Universiteti Xhons Hopkins dhe harta e tij interaktive që gjurmon të dhënat COVID-19. Vazhdoni me informacionin e publikuar nga agjencitë qeveritare në vendin tuaj, të cilët kanë përgjegjësi të japin informacione mbi epideminë.
Shoqëria e Gazetarëve Profesionistë ka botuar një seri mjetesh kryesore për gazetarët. Këtu janë disa prej tyre:
Indeksi Global i Sigurisë së Shëndetit, një vlerësim i lehtësive të sigurisë shëndetësore në 195 vende
Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së: Korona virus (US Department of Health and Human Services: Coronavirus)
US Travel.State.Gov për rreziqet e udhëtimit në vendet individuale
MPassport.com, një bazë të dhënash të mjekëve që flasin anglisht në 180 vende
Gjetja e ekspertëve për sëmundjen nuk është e lehtë. Virusi është i panjohur dhe i paparashikueshëm dhe nuk ka mjaft studiues ose mjekë të specializuar për KOVID-19. Kur përzgjidhni ekspertët, merrni parasysh pesë sugjerimet e Uilliam Hanixh, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard:
Kini kujdes gjatë përzgjedhjes së ekspertëve. Nëse i jepet një çmim Nobel për një fushë të veçantë shkencore, nuk do të thotë se ai është një ekspert në të gjitha fushat shkencore. As nuk është garanci nëse dikush ka doktoraturë ose jep mësim në një shkollë prestigjioze mjekësore.
Bëni dallimin midis asaj që dihet se është e vërtetë dhe asaj që konsiderohet e vërtetë – dhe çfarë është spekulimi ose mendimi.
Kini kujdes kur citoni informacione nga “publikimet”, ose punimet akademike të pabotuara.
Kërkoni ndihmën e shkencëtarëve për të verifikuar vlefshmërinë e teorive dhe pretendimeve të reja. Për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, media duhet të kontrollojë gjithashtu faktet në kolumnat.
Lexoni artikuj të gazetarëve që mbulojnë mirë temat e shkencës.
Këshilla prej gazetarëve të tjerë
Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve (IJNet) hartoi një listë të rekomandimeve për raportim për KOVID-19 me këshilla nga gazetarë që kanë raportuar për sëmundjen. Këto janë pikat kryesore:
. Kuptojeni situatën në terren – më pas, barteni në punën tuaj.
. Fokusohuni në raportimin, e jo në analizimin.
. Mbani mend: Jo të gjitha shifrat janë të sakta.
Bisedoni me sa është e mundshme më shumë njerëz.
Evitoni trope raciste.
Mendoni për mënyrën në të cilën intervistoni ekspertët.
Mos i anashkaloni historitë që nuk janë interesante.
Vendosni kufij. Ndonjëherë është më mirë t’i thoni “jo” redaktorit.
Kur gjërat të qetësohen, mbahuni në historinë.
Kontrollim i fakteve KOVID-19
– Ne nuk luftojmë vetëm kundër epidemisë; ne luftojmë edhe kundër infodemisë, deklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejsus në fjalimin e tij në Konferencën e sivjetme të Munihut për siguri më 15 shkurt. Në këtë kohë të dezinformatave, miteve onlajn dhe teorive të komplotit, gazetarët gjithashtu mund edhe t’i zbulojnë informacionet e gabuara, si për shembull ajo se sëmundja bartet përmes mallit të prodhuar në Kinë, se shkencëtarë e kanë krijuar KOVID-19, ose se rrjedhë nga laboratorët për hulumtim.
Në një artikull të publikuar para do kohë, Instituti Pojnter bën të ditur se njerëzit në së paku pesë vende – duke përfshirë edhe SHBA-në, Indinë, Indonezinë, Ganën dhe Keninë – kanë parë ose kanë lexuar informacion të rrejshëm se “Qeveria kineze i është drejtuar gjykatës supreme me kërkesë që të autorizohet vrasja e 20,000 njerëzve të infektua me korona virusin 2019.“
Për zbulimin dhe kontrollin e fakteve, kontrolloni iniciativën e Rrjetit Ndërkombëtar për Kontrollimin e Fakteve (International Fact-Checking Network), që përfshin 90 kontrollues të fakteve prej 39 vendeve që bashkëpunojnë në luftën kundër këtij cunami prej të pavërtetave. Deri në fund të shkurtit, aleanca #CoronaVirusFacts / #DatosCoronaVirus ka publikuar 558 fakte të kontrolluara për sëmundjen. OBSH-ja ka një faqe të titulluar “Zbuluesit e miteve” (“Myth Busters”) që zbulon zëra për korona virusin dhe përmban fotografi që mund t’i shkëmbejnë të gjithë, duke përfshirë edhe gazetarët dhe organizatat mediatike. Edhe agjencia franceze e lajmeve “Frans pres” (AFP) ngriti një iniciativë të ngjashme të quajtur “Zbulim të miteve për korona virusin” (“Busting Coronavirus Myths”). Gjithmonë është e dobishme të shikohen këshillat e „First Draft News“, duke përfshirë edhe artikullin e fundit të tyre për ngadalësimin e përhapjes së informacioneve, si dhe atë për kontrollin e shpejtë të besueshmërisë së përmbajtjeve onlajn.
Në botë ka shumë shtëpi mediatike që nuk kanë ekipe për kontrollimin e fakteve, po madje as person me shkathtësi për zbulimin e informacioneve të rrejshme. Nëse hasni në informacione të rrejshme ose të dyshimta, drejtohuni për ndihmë te grupe të njohura dhe të besueshme lokale dhe rajonale për kontrollimin e fakteve. Në të shumtën e rasteve, ato janë aktive në mediat sociale dhe gjithmonë janë në kërkim të punës.
Përballje me trauma dhe viktima
Gjithmonë duhet të gjejmë dikë, të vizitojmë shtëpinë ose vendin e punës të dikujt dhe njerëzve t’u parashtrojmë pyetje të pakëndshme për shkrimet tona. Por, gjatë epidemisë globale si kjo, viktimat janë të traumatizuara. Ndoshta nuk do të duan t’i zbulojmë dhe të bisedojmë me ta për infeksionet. Madje edhe përmendja e vendbanimit të viktimës mund të rezultojë me përhapje të panikut në atë bashkësi, duke bërë që familja e viktimës të jetë edhe më e pasigurt.
„Dart qendra për gazetari dhe traumë” hartoi një listë të burimeve të informacioneve për raportim për KOVID-19. Lista përfshin udhëzime, rekomandime, praktika më të mira dhe këshilla prej ekspertëve për intervistimin e viktimave dhe personave që kanë mbijetuar traumë, si dhe për punë me kolegë të ekspozuar ndaj traumës. “Qendra për gazetari shëndetësore“ gjithashtu publikoi një shkrim që përmban leksione për intervistimin e personave që kanë mbijetuar traumë. Këto janë disa nga këshillat:
Trajtojini viktimat me dinjitet. Le t’ju “ftojë” viktima në historinë e saj.
. Mundësojini viktimës që ta diktojë kohën dhe kushtet e intervistës; lejoni këshilltarë.
Jini transparent. Informojeni viktimën dhe merrni pëlqimin për identifikimin e saj.
Vendoseni humanitetin para shkrimit. Në vend të parë është shëndeti i viktimës, e më pas vjen shkrimi.
Mos e ngarkoni viktimën duke filluar menjëherë me pyetjet më të vështira. Kini mirëkuptim dhe dëgjoni.
Përballja e vazhdueshme me persona të traumatizuar mund të ndikojë te ju.
Rekomandimi i fundit i “Dart”-it është këshillë të cilës të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje: “Kujdesuni edhe për veten”.
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...