Letra e aluminit gjen përdorim në kuzhinë, sidomos për ruajtjen dhe transportin e ushqimeve por që doktorët kanë pohuar se ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.
Por pse janë kundër mjekët përdorimit të letrës së aluminit? Ata kanë theksuar se: “Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”.
Sipas tyre, alumini i bën keq trurit, pasi është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit.
Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin. Gjithashtu mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit.
Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut.
I dëmshëm sipas tyre është dhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare.
Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?