Një studim fantastik: kërpudhat ulin rrezikun e kancerit të gjirit me 64%
Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjatë. Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata, kishte përgjysmim të efektit mbrojtës. Fakti më impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe duke rrëzuar rrezikun me 89%.
Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?
Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti kanceroze. Këto fitokimikate, pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës.
Mesa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kanë një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm, mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj./shendeti.al
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...