Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe, ka nisur një fushatë që ka për qëllim të shpëtojë jetë.
Ekspertët u kanë bërë thirrje të gjithve që të kërkojnë ndihmë nëse mendojën se janë duke përjetuar sulm në zemër, transmeton portal arbresh.info
Sipas tyre, shenjat e hershme të kësaj sëmundje mund të rrisin shansët për të shpëtuar, nëse kërkohet shpejt për ndihmë.
“Për fat të keq, sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne e kemi identifikuar këtë si zonën më të madhe ku mund të shpëtojmë jetë gjatë dekadës së ardhshme”, tha drejtori NHS, profesor Stephen Povis.
Simptomat e sulmit në zemër janë:
Dhimbje gjoksi
dhimbje nëkrahun e majtë, nofull, qafë dhe shpinë
dhimbje barku
djersitje
frymarrje e vështirë
të përziera
ndjenjë e ankthit
kollitje
Ndërsa simptoma më e zakonshme e sulmit në zemër si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat është dhimbja në gjoks, ndërkaq femrat mund të përjetojnë edhe të vjella dhe dhimbje në fundshpinë.
Një atak në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i bllokuar, gjë që mund të çojë në mungesë oksigjeni dhe dëmtim potencialisht serioz të muskujve. Arresti kardiak është i ndryshëm – zakonisht ndodh papritur dhe pa paralajmërim, dhe personi humbet shpejt vetëdijen. Zemra ndalon, personi nuk ka puls dhe, për fat të keq, njerëzit që përjetojnë dështim të zemrës zakonisht do të vdesin brenda pak minutash nëse nuk marrin kujdes urgjent mjekësor. Një atak në zemër mund të çojë në dështim të zemrës./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...