Sipas një studimi të ri shkencor, kequshqyerja është përgjegjëse për më shumë vdekje në nivel global sesa duhani, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë rrezik tjetër shëndetësor.
Konsumi i ultë i ushqimeve të shëndetshme, si drithërat e plota dhe konsumi i lartë i ushqimeve të pashëndetshme, si pijet e ëmbla, shkaktojnë një në çdo pesë vdekje në nivel global.
“Mundësitë që dieta e varfër të jetë vrasëse, janë shumë të larta”, tha Dr. Ashkan Afshin, autor i studimit dhe asistent profesor në Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME) në Universitetin e Uashingtonit. “Ne jemi ajo që hamë dhe rreziku prek njerëzit të kategorive të ndryshme, duke përfshirë moshën, gjininë dhe gjendjen ekonomike”.
Afshin, i cili ka shkruar një letër globale mbi obezitetin në vitin 2017, theksoi se studimet e sotme përqendrohen në efektet e ushqimit mbi probleme kronike shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti, pavarësisht nga lidhjet e tyre me obezitetin. Më shumë se 130 shkencëtarë nga gati 40 vende të botës, kontribuuan në analizën e cila u botua në revistën mjekësore ndërkombëtare “The Lancet”. Ky artikull është analiza më e plotë e kryer ndonjëherë për efektet shëndetësore të dietave.
Kequshqyerja ishte përgjegjëse për vdekjen 10.9 milion personave, ose 22% e të gjitha vdekjeve në mesin e të rriturve në 2017, së bashku më sëmundjet kardiovaskulare, si shkaqet kryesore të vdekjeve, duke u pasuar nga kanceret (913 mijë persona) dhe diabeti (338 mijë persona). Ndërsa duhani ishte përgjegjës për vdekjen e 8 milion personave dhe presioni i lartë i gjakut, përgjegjës për vdekjen e 10.4 milion personave. Studimi zbulon se edhe pse ndikimi i faktorëve dietikë ndryshon në vende të ndryshme, tre faktorë – konsumimi i pakët i drithërave të plota, frutave dhe konsumimi i lartë i natriumit, shkaktojnë më shumë se 50% të vdekjeve nga kequshqyerja. Pjesa tjetër e vdekjeve i atribuohen konsumit të lartë të mishit të kuq, mishit të përpunuar, pijeve të ëmbla dhe ushqimeve yndyrore. “Ne po theksojmë rëndësinë e konsumit të ulët të ushqimeve të shëndetshme, në krahasim me konsumin e lartë të ushqimeve të pashëndetshme”, tha Afshin. “Fushatat që përqendrohen në nxitjen e të ushqyerit të shëndetshëm, mund të kenë efekt më të madh sesa fushatat që luftojnë të ushqyerit e pashëndetshëm”.
Boshllëqet më të mëdha mes dietave aktuale dhe atyre optimale, janë vërejtur të jenë tek promovimi i arrave dhe farërave, qumështit dhe drithërave të plota. Këto mangësi, tha Afshin, rezultojnë nga prodhuesit e ushqimeve. “Është urgjente nevoja për ndryshime në sektorët e ndryshëm në ciklin e prodhimit të ushqimit, si rritja, përpunimi, paketimi dhe marketingu”, tha Afshin. ”Hulumtimi ynë thekson nevojën për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për të promovuar prodhimin, shpërndarjen dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme në të gjitha kombet”.
Profesori i Harvardit, Dr. Walter Willett, një bashkëautor i studimit, vërejti nga rezultatet e studimit se faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare mund të ulen duke zëvendësuar mishin e kuq me proteina bimore. “Kështu, miratimi i dietave që i japin rëndësi ushqimeve të sojës, fasuleve dhe bimëve të tjera të shëndetshme si burime të proteinave, do të sillte përfitime në shëndetin njerëzor dhe tokësor”, tha ai./revista psika
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...