Më shumë se 2 të rritur dhe gati 1 në 6 fëmijë janë mbipeshë ose obezë. Numri i njerëzve obezë është më i lartë në vende si SHBA, Meksikë, Zelandë e Re dhe Hungari dhe më i ulëti në Japoni dhe Kore. Pritet që deri në vitin 2030 numri i njerëzve obezë të rritet edhe më shumë.
Vihet re një lidhje mes pabarazive sociale dhe njerëzve obezë dhe mbipeshë, sidomos te gratë. Kështu, gratë e paarsimuara janë 2 ose 3 herë më të rrezikuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato më të arsimuara. Në vitet e fundit, disa shtete, si Belgjika, Kili, Finlanda, Franca, Meksika etj, kanë ndryshuar politikat fiskale për të rritur çmimin e produkteve të pashëndetshme si dhe për të inkurajuar njerëzit të ndjekin një dietë të shëndetshme, transmeton Shendeti.com.al.
Gjithashtu, janë ndërmarrë disa nisma, fushata mediatike, me anë të rrjeteve sociale dhe teknologjive të reja, për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme, si dhe ndalimin e reklamimit të produkteve të pashëndetshme, sidomos ato të prodhuara posaçërisht për fëmijët.
Gati 1 në 6 fëmijë janë obezë ose mbipeshë
Pavarësisht politikave dhe nismave që janë ndërmarrë për vite me radhë, numri i fëmijëve mbipeshë dhe obezë është rritur konsiderueshëm që nga viti 2000.
Përqindja e fëmijëve mbipeshë ose obezë të moshës rreth 15 vjeç varion nga 10% në Danimarkë në 31% në SHBA (nga shtetet përfaqësuese në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).
Një analizë më e detajuar e kryer vit pas viti, ku janë përfshirë fëmijë të moshës 3-17 vjeç në këto shtete, tregon shifra relativisht të njëjta në Francë që nga viti 2012, ndërkohë që trendi është rritur si për djemtë ashtu edhe vajzat në Angli që nga viti 2012, ndërsa që në SHBA është rritur më shumë për djemtë.
Numri i njerëzve obezë dhe mbipeshë pritet të rritet edhe më shumë
Projektimet tregojnë një rritje të qëndrueshme në shifrat e obezitetit të paktën deri në vitin 2030. Nivelet e obezitetit pritet të jenë sidomos më të larta në vende si SHBA, Meksikë dhe Angli, ku 47%, 39% dhe 35% e popullsisë, sipas vendeve përkatëse, priten të jenë obezë deri në vitin 2030.
Ndërsa rritja pritet të jetë më e vogël në vende si Italia dhe Koreja, ku përqindja e njerëzve obezë mendohet të shkojë në 13% dhe 9% deri në vitin 2030, sipas vendeve përkatëse.
Shifrat e obezitetit mendohen të rriten me një ritëm më të shpejtë në Kore dhe Zvicër, ku shifrat kanë qenë historikisht më të ulëta.
Lidhja pabarazi sociale, obezitet dhe mbipeshë.
Në shumë shtete, gratë janë më obeze se burrat, megjithatë, në shtetet OECD, për të cilat ka të dhëna, përqindja e meshkujve obez është rritur me ritme më të shpejta këto vitet e fundit.
Gratë më pak të arsimuara janë gjithashtu 2-3 herë më të predispozuara që të jenë mbipeshë, krahasuar me ato me arsimim më të lartë.
Diferencat janë më të ulëta te meshkujt, edhe pse ka rritje. Diferencat janë shtuar më shumë në Itali, Spanjë, Kore dhe Angli mes viteve 2010-2014, si për burrat ashtu edhe gratë. Ato janë pakësuar për të dyja gjinitë në Kanada, dhe vetëm për burrat në Francë dhe Hungari. Përqindja e njerëzve obezë është rritur me ritme më të shpejta te burrat e paarsimuar dhe gratë me arsim të mesëm. Në SHBA ka ndodhur e kundërta, ku numri i njerëzve obezë është rritur më shumë te njerëzit me arsim të lartë. Edukimi dhe gjendja ekonomike dhe sociale ndikojnë në obezitet. Njerëzit obezë kanë perspektiva më të ulëta për të gjetur punë krahasuar me ata me peshë normale.. Njerëzit obezë gjithashtu janë më pak produktivë në punë për shkak se sëmuren më shpesh, dhe fitojnë 10% më pak se njerëzit me peshë normale.
Politika të reja për luftimin e obezitetit
Gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë një sërë nismash të reja për të luftuar obezitetin. Shtetet kanë marrë disa masa fiskale dhe në çmime, ndërhyrje në shkollë dhe në vendin e punës, ndërhyrje në qendrat shëndetësore, ndryshime në madhësitë e racioneve etj. Sa i përket masave fiskale në veçanti, janë impementuar më së shumti politika taksimi në disa shtetet të OECD (Belgjikë, Kili, Finlandë, Francë, Hungari dhe Meksikë) për të rritur çmimet e ushqimeve të pashëndetshme, si ato të larta në kripë, sheqer, yndyra ose pijet e gazuara. Në vitet e fundit, shumë shtete iu janë besuar mediave sociale dhe teknologjive të reja, për të luftuar problemin me obezitetin.
Etiketat ushqimore ndihmojnë njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme
Etiketat ushqimore mund të implementohen në forma të ndryshime, si nëpërmjet listimit të lëndëve ushqyese, logove informative, që tregojnë karakteristikat pozitive dhe negative të një produkti ushqimor. Ka gjithashtu të dhëna që etiketat ushqimore mund të motivojnë kompanitë që të prodhojnë produkte me pak lëndë ushqyese që çojnë në zhvillimin e obezitetit.
Fushatat mediatike rrisin ndërgjegjësimin për ushqyerje të shëndetshme
Janë lançuar një sërë fushatash mediatike për të rritur ndërgjegjësimin publik lidhur me ushqyerjen e shëndetshme në shumë vende të botës. Fushatat mediatike ndihmojnë që të arrihet një audiencë më e lartë. Fushata mediatike “2+5 në ditë” në Australi, për shembull, shërbeu që të rritej konsumimi i frutave dhe perimeve në mbarë popullsinë përgjatë tre viteve të ardhshme. Këto fushata duhet të jenë të vazhdueshme për një kohë të gjatë në mënyrë që të ndryshojnë sjelljet e njeriut për mirë. Në Shqipëri gjithashtu, në kuadër të projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP), janë ndërmarrë një sërë nismash për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, disa të zhvilluara nga shoqata Together for Life.
Rrjetet sociale dhe teknologjitë e reja po shërbejnë për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme
Vitet e fundit, fushatat promovuese shëndetësore janë implementuar më së shumti nëpërmjet Facebook-ut ose Twitter-it, ose aplikacioneve mobile të dedikuar shëndetit Sipas analizës që iu është bërë disa studimeve, ka rezultuar që përdorimi i një aplikacioni të dedikuar për telefon ka potencialin të çojë në një ulje të peshës trupore (me rreth 1 kg), si dhe rënie të Indeksit të Masës Trupore (rreth 0.43 kg/m²). Megjithatë, është shumë herët për të vlerësuar efektshmërinë e këtyre fushatave, edhe pse të dhënat e fundit tregojnë se fushata Change4Life në Angli rezultoi me sukses tek audienca e targetuar, ku 58% e të rriturve filluan të konsumonin produkte të bulmetit të ulëta në yndyra.
Rregulla të reja për reklamim nëpërmjet televizorit, radios dhe mjeteve të tjera, për të ulur ekspozimin e fëmijëve ndaj tyre
Të paktën 7 shtete përfaqësuese të OECD i kanë forcuar rregullat për reklama që nga viti 2011. Këto rregulla aplikohen sidomos për reklamimin e ushqimeve potencialisht të pashëndetshme dhe pijeve të ëmbla që janë posaçërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Kështu në vende si Kili, Islandë, Irlandë dhe Meksikë është e ndaluar i reklamave të ushqimeve dhe pijeve në televizor dhe radio gjatë orëve kur fëmijët janë audienca kryesore. Gjithashtu ndalohet reklamimi nëpër shkolla, transporte publike dhe vende të tjera publike (Norvegji).
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...