Festat kaluan e pikërisht tani është koha të mendojmë si të heqim kilet e tepërta.
Megjithëse një shprehje e njohur thotë që mëngjesin haje si perandor, drekën si mbret dhe darkën si lypsar, gjatë ditëve të festave pakkush e mbajti parasysh këtë gjë.
Kemi ngrënë si mbretër e perandorë, po tani?
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që sot dhe t’i nënshtrohemi regjimit të përditshëm me vakte të vogla dhe të shpeshta, të shmangim produktet shtazore në formën e mishit, sallameve dhe proshutave. Baza e menusë duhet të jenë zarzavatet në sasi të konsiderueshme dhe në të gjitha format, qoftë të gjalla, apo të gatuara”, thotë nutricionistja, Enkeleida Ferrollari.
Por, dieta ushqimore është mirë që të kombinohet me një element po kaq të rëndësishëm.
“Aktiviteti fizik është një element shumë i rëndësishëm që duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit, jo vetëm këto ditë. Në këtë periudhë bëhet pak më i domosdoshëm për të ndihmuar organizmin pas ushqimeve të festave”, shton nutricionistja Ferrollari./TCH
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...