Luhatjet e vogla të peshës gjatë vitit janë normale, por në qoftë se rënia është më e rëndësishme dhe mbi të gjitha, për asnjë arsye, ju duhet t’i nënshtroheni një kontrolli për shkak se ajo mund të jetë tregues i një gjendje të rëndë shëndetësore.
Probleme me tiroidet – Një nga simptomat më të zakonshme të hipertiroidizmit (dmth, kur tiroidja është tepër aktive) është humbja e peshës. “Nëse ju dyshoni për një problem me tiroidet, ju ndoshta do të përjetoni një oreks në rritje, por do të vuani nga humbja e kileve – tha Dr. Anne Cappola, endokrinolog dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë. Por ju gjithashtu mund të keni vështirësi në gjumë ose të vareni nga një ndjenjë e vazhdueshme ngrohtësie.
Sëmundja e zorrëve – Sëmundja “Celiac” – domethënë, inflamacioni kronik i zorrës së hollë, shkaktuar nga gëlltitja e glutenit te personat predispozuar gjenetikisht mund të rezultojë me humbje peshe dhe zakonisht shoqërohet nga çrregullime të tjera gastrointestinale të tilla si dizenteri. “Edhe një problem me pankreasin, i cili prodhon enzimat që i vijnë në ndihmë tretjes, mund të çojë në një humbje të papritur të peshës”, thotë Jamile Wakim-Fleming, gastroenterologist në Klinikën Cleveland. Në këtë drejtim ai rekomandon për t’i kushtuar vëmendje simptomave të tilla si dhimbje barku, të përziera pas konsumimit të vakteve, veçanërisht ushqimeve të yndyrshme, të tilla si hamburgerë.
Diabeti – Sidomos në një fazë të hershme, diabeti në fillim mund të sjellë humbje peshe. “Në disa raste ju gjithashtu mund të ndjeni një etje të pamotivuar, të kombinuar me një nevojë të vazhdueshme dhe urgjente për të urinuar”, shton Dr. Cappola. Diabeti gjithashtu mund të shtyjë trupin për të marrë nga muskujt ushqimin që i nevojitet, gjë që shpjegon humbjen e papritur të peshës.
Depresioni – Së bashku me irritimin dhe problemet e gjumit, humbja e oreksit është një nga efektet anësore më të zakonshme të depresionit, si dhe ajo që mund të shkaktojë një rënie të konsiderueshme në peshë. “Shpesh njerëzit as nuk e kuptojnë se po humbasin peshë, sepse janë të zhytur në depresion”, thekson Cappula.
Dieta e varfër – Në moshën e pjekur, humbja e peshës – dhe jo shtimi në peshë – shpesh lidhet me një rrezik më të madh të vdekshmërisë. “Kjo është ajo që shumë ekspertë e quajnë ‘paradoks i trashjes’” dhe shpjegohet nga fakti se, me rritjen e moshës, stomaku tenton të zbrazet më ngadalë, gjë që e bën të ndiheni të plotë më gjatë, ndërsa disa nga impulset e trurit që kontrollojnë oreksin dhe ngopjen zvogëlohen. E gjithë kjo i shtyn njerëzit e moshuar për të ngrënë më pak, por duke bërë kështu, ata privojnë trupin e tyre nga lëndët ushqyese që kanë nevojë dhe përfundojnë në mënyrë të pakthyeshme me humbjen e peshës.
Kanceri – Disa lloje të kancerit, si dhe një ulçerë në stomak ose zorrë, mund të shkaktojnë inflamacion ose probleme të keqpërdorimit që çojnë në humbje të papritur të peshës. “Kur një pacient vjen tek unë, duke u ankuar për humbje peshe të pashpjegueshme, gjëja e parë që bëj është të shoh në stomak, zorrën e trashë dhe zorrët, në një kërkim për një kancer të mundshëm ose inflamacion”, pranon Dr. Wakim-Fleming.
Ai thotë se gjithashtu kontrollon për tumore të mundshme në ezofag, të cilat mund ta vështirësojnë tretjen./gash/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...