Testosterone është hormone që përcakton karakteristikat që zakonisht lidhen me burrat, si trashja e zërit dhe ënjtja e fytyrës.
Nga mosh 30 vjeç prodhimi i këtij hormoni fillon të ulet, transmeton portali arbresh.info
Sipas Sistemit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS) mungesa e testosteronit njihet si hipogonadizëm mashkullor dhe është gjendje që mund të rrisë rrezikun e osteoporozës.
Të gjithë subjektet mashkullore kanë nevojë për këtë hormone, në mënyrë që të kenë një jetë të shëndetshme fizike dhe psikologjike.
Simptomat e mungesës së këtij hormone janë:
Depresioni, ankthi dhe nervoza
Reduktimi i dëshirës seksuale
Pa fuqia për ushtrime
Zverdhje në fytyrë
Djersitje e tepërt gjatë natës
Lodhje dhe letargji
Vështirësi në përqendrim dhe kujtesë
Shkaqet
Testosteroni është një hormon i rregulluar nga gjëndra e hipofizës dhe hypothalamus, gjëndrat e vendosura në tru. Prandaj, çdo sëmundje që prek këto rajone mund të shkaktojë hipogonadizëm.
Infeksionet, sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe abuzimi me alkoolin, mund të rezultojnë në rënie të testosteronit. E njëjta gjë mund të ndodhë si rezultat i trajtimeve mjekësore si radioterapia dhe kimioterapia.
Trajtimi
Bashkësia mjekësore rekomandon kryerjen e rregullt të analizave të gjakut për të monitoruar nivelet e testosteronit në trup. Në rast të konfirmimit të diagnozës së hipogonadizmit, një endokrinolog mund të ofrojë trajtime me shtesa hormonale në formën e medikamenteve, ose injeksioneve./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...