Dhimbja e mesit dhe flasim për rastet e tërheqjes muskulare, është një gjendje e zakonshme, që zgjat për ditë dhe javë dhe ajo mund të shkaktohet nga shtirqja apo tërheqja e muskujve.
Por pozicioni se si flini mund t’ju lehtësojë disi dhimbjet, thonë ekspertët. Dhe bëhet fjalë për pozicionin në anë, dhe një jastëk mes gjunjëve për të mbështetur lakimin natyror të shpinës, thotë dr. Kevin Ju, kirurg ortoped për shpinën.
Jastëku në mes të këmbëve ndihmon që të mbajë ijet, legenin dhe shpinën në një shtrirje më të mirë. Megjithëse duhet të flini në anë, duhet të shmangni lakimin në formën e fetusit. Përpiquni të mbani trupin pak të zgjatur, sugjeron Lu.
“Një nga shkaqet më të zakonta të dhimbjes së mesit është një muskul i tërhequr”, thotë Lu, apo siç themi ne në zhargon, “këput mish”. Simptomat e tij zhduken për disa ditë por dhimbja intensive të lë pa gjumë.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...