Keni dhimbje koke, edhe pasi keni provuar të gjitha medikamentet e mundshme? Ndoshta ju keni më shumë nevojë për këtë lloj vitamine.
Vitamina D është e njohur shpesh si vitamina e diellit, por ju mund ta merrni atë gjatë ditës, edhe kur nuk ka mjaftueshëm rreze. Meshkujt të cilët kanë nivele shumë të ulëta të kësaj vitamine, kanë edhe një dhimbje të vazhdueshme koke, sipas një studimi të kryer në Finlandë.
Studiuesit kanë analizuar informacionet e e 2600 njerëzve nga mosha 42 vjeç në 60, të cilëve pasi iu morën monstrat e gjakut, i studiuan sesa shpesh kishin dhimbje të kokës. Këto meshkuj ishin në fakt pjesë e një studimi përsa i përket faktorëve që shkaktojnë sëmundjet e zemrës.
Më shumë sesa 70% e meshkujve të përfshirë në studim kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Studiuesit vunë re diferencën e nivelit të vitaminës D midis meshkujve që kishin dhimbje koke në mënyrë kronike dhe atyre që nuk vuanin aspak nga ky problem.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?