Jeta e sapozbuluar prej beqari mund të jetë diçka që gjithsesi mund t’ju kënaqë. Nganjëherë për të qenë i lumtur nuk është e domosdoshme të kesh lidhje dashurore.
Po ju tregojmë disa arsye përse është mirë të jesh vetëm, ndërkaq juve ju duhet vetëm t’i lexoni dhe të kënaqeni me beqarinë.
Bëj gjithçka vet
Një nga mënyrat më të mira për të qenë i lumtur vetëm është të bësh gjithçka vet. Shkoni blini diçka te shitorja juaj e preferuar dhe sillini në shtëpi. Merrni një sy gjumë dhe lëreni telefonin në kuzhinë. Shkoni te dyqani që ju pëlqen dhe që nuk jua përballon xhepi dhe provoni gjithçka që ju do zemra.
Në vend që të mërziteni, çlironi mendjen tuaj
Mund të bëni kafe për veten tuaj? Mund të recitoni fjalët nga filmi juaj i preferuar? Nuk ka ndonjë ndryshim se çfarë ju bën të ndiheni krenar për veten tuaj, vetëm mbani mend se kur ndokush ju troket në derë, thojuni që preferoni të qëndroni vetëm sonte.
Mbani mend gjërat që ju pëlqejnë t’i bëni!
Ka momente, të cilat ju doni të qëndroni vetëm në mënyrë që të futeni në kënaqësi të ndaluara. Të shikosh atë film të preferuar për të satën herë? Të bëni ata sandviçë me gjalpë kikiriku, të cilët jua bënte mamaja kur ishit 13 vjeç?
Doni të kërceni ose të luani me kompjuter? Bëjeni! Nata është e re dhe është e gjitha e juaja!
Merrni një fundjavë me filma vetëm për vete!
Mund të mos jetë filmi më i bukur, por ju bën për të qeshur kur asnjë njeri nuk ju shikon. Pastaj, blini kokoshka, merrni batanijen dhe quajeni takim me filmin!
Mund ta mësoni atë që keni dashur gjithmonë ta dinit
Mund të regjistroheni në një kurs vizatimi, ose të merreni me shkrime. Atëherë regjistrohuni në këto kurse, dhe merrni vëmendjen e përqendruar te ju. Ju e meritoni!
Rilidhuni me njerëzit!
A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë i ka ndodhur shokut tuaj më të mirë të shkollës së mesme? A e keni vrarë mendjen se si ka ecur shoku juaj i vjetër i dhomës me planin e biznesit? Po ata djemtë të cilëve nuk jua keni pranuar ftesën për mbrëmjen e maturës?
Ndihuni si të doni për mediat sociale, por ju lejon të mbani lidhjet me kapitullin tjetër të jetës suaj me shumë lehtësi.
Shiheni veten nga një perspektivë tjetër!
Kur ishte koha e fundit që ju keni pasur kohë të hanit një copë të madhe keks me çokollatë. Apo qëndroni vetëm, sepse është gjëja e duhur për ju dhe më e mira pikërisht tani në këtë kohë, ose thjesht po e izoloni veten në një mënyrë jo shumë të shëndetshme?
Ky dialog i brendshëm ka nevojë për një vend të qetë për t’u zhvilluar. Dhe, kush e di mund të dilni me një bashkëbisedim me veten tuaj, i cili mund të nxjerrë një përkufizim komplet të ri për përcaktimin e qenies suaj.
Ka shumë mënyra për të qenë i lumtur si beqare. Por, çfarëdo mënyre që të zgjidhni, është e rëndësishme t’i jepni vetes pak kohë, vetëm në mënyrë që të balancoheni në këtë botë kaq të zënë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...