Kemioterapia përdoret për të zhdukur qelizat e kancerit dhe të ndalojë rritjen e tumoreve por një studim i ri tregon se në fakt ky proces ndihmon në përhapjen e sëmundjes, duke zhvilluar forma më agresive të kancerit.
Derisa, ky tretman është zbuluar për të tkurrur tumoret, kemioterapia rrit shansin që qelizat e kancerit të migrojnë diku tjetër në trup dhe mund të krijoj një sistem riparimi që u mundëson atyre të bëhen edhe më të forta, thotë një studim i bërë nga hulumtues amerikane, transmeton arbresh.info.
Studimi është bërë nga Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” në New York dhe gjithçka shpjegohet duke marrë si shembull ndikimin e kemioterapisë në pacientet me kancer të gjirit.
Ata gjetën se numri i “portave” të enëve të gjakut që lejojnë që kanceri të përhapet në të gjithë trupin është rritur në 20 paciente që marrin dy barna të zakonshme të kimioterapisë.
Kësisoj, faza më e avancuar e kancerit të gjirit, kur është përhapur përtej gjoksit tek organet e tjera të trupit, quhet kanceri i gjirit metastatik dhe është forma më vdekjeprurëse e sëmundjes./Arbresh.info.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?