Kjo dukuri zakonisht konsiderohet si çështje gjenetike dhe se i ndodh çdo personi në një periudhë të jetës së tyre, transmeton Telegrafi.
Është rregull i thjesht që pjesa e bardhë e syve duhet të qëndroj e bardhë.
Veç mungesës së gjumit dhe të ftohtit, sytë mund të detektojnë shumë probleme në trup.
Nëse pjesa e bardhë e syve mbanë ngjyrë të kuqe, atëherë mund të jeni në rrezik nga hipertensioni.
Ndërsa nëse pjesën e bardhë të syve e keni të verdhë, atëherë mund të jetë shenjë e verdhëzës apo problemeve me mëlçi.
Qafë e ënjtur
Nëse qafën e keni të ënjtur, menjëherë konsultohuni me një doktor!
Kushtoni vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, pasi që mund të tregojnë për problemet tiroide që janë shumë të zakonshme te femrat e moshës 20 deri 50 vjet.
Këmbë të ftohta
Duke pasur parasysh që këmbët janë pjesa më e largët nga zemra, ato zakonisht janë të ndërlidhura me sëmundje kardiovaskulare.
Sëmundja e Reynald është sëmundje e cila i ngushton venat në duar, gishtërinj, hundë dhe vesh, e kjo është arsye se përse këmbët mund të qëndrojnë të ftohta./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...