Pirja e katër kafeve në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit vdekjeprurës të mëlçisë që shkaktohet nga pirja e tepërt e alkoolit.
Studimi i kryer nga Universiteti i Southampton, ka gjetur se edhe dy kafe në ditë ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të cirrozës së mëlçisë, shkruan “DM”, transmeton portali arbresh.info
Autori i studimit, Dr. Oliver Kennedy ka theksuar se “cirroza është potencialisht fatale dhe nuk ka shërim”.
Cirroza vret më shumë se një milion njerëz çdo vit në mbarë botën.
Ajo mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet e sistemit imunitar dhe për shkak të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, e cila lidhet me obezitetin dhe diabetin.
Në studim janë përfshirë rreth 1,1990 pacientë me cirrozë. Në tetë nga nëntë rastet e analizuara është gjetur se ata që kanë konsumuar disa kafe gjatë ditës, kanë përjetuar një ngadalësim të zhvillimit të cirrozës.
Megjithatë, Dr.Kennedy ka paralajmëruar se kafet me qumesht dhe karamel, që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit nuk ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...