Për të mos vrapuar pas ilaçeve konvencionale, ju ofrojmë disa metoda krejt natyrale.
Aplikoni njërin prej tyre e ftohja dhe fytin me dhimbje shpejt kalon.
INHALIM ME HUDHËR
Copëtoni katër thelpinj të hudhrës dhe i mbuloni me ujë të vluar. Thithni avullin për 10-15 minuta. Një inhalim si ky do të vrasë të gjitha bakteret dhe patogjenet, por mos harroni t’i mbyllni sytë.
MJALTË DHE QUMËSHT
Një gote me qumësht të ngrohtë ia shtoni një lugë mjaltë, pak kanellë dhe pak piper. Ta konsumoni në gllënjka të vogla. Falë triptofanit në qumësht, fyti i ënjtur do të kthehet në gjendjen normale e dhimbjet ndalojnë.
PËRZIERJA E SHËNDETSHME
Përzieni xhenxhefilin me speca djegës, hidhni nga sipër ujin e vluar, kanellën dhe arrëmyshkun. Prisni 10 minuta dhe merrni një lugë të përzierjes tri herë në ditë.
VERA E NGROHTË E ZIER
Kjo është mënyra më e mirë për ta shëruar fytin me dhimbje. Gjithçka është në erëzat e verës, aftësisë së saj që t’i zgjerojë enët e gjakut dhe posedon shumë vitamina C. Mjafton një gotë verë të zezë të zier për shërimin e fytit me dhimbje.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të