Në qoftë se do të kontrollonit me vëmendje kutinë e ndihmës së shpejtë që keni në shtëpi, do të vinit re që i vetmi medikamenti që keni me tepri është paracetamoli.
Ky analgjezik çudibërës përdoret për qetësimin e dhimbjeve të ndryshme (si dhimbja e kokës, dhimbjet artikulare dhe ajo e dhëmbëve) dhe uljen e temperaturës. Por e keni pyetur veten sa kohë i duhet paracetamolit për të vepruar në organizëm?
Sipas ekspertëve të Lloyds Pharmacy paracetamolit i duhen 30 minuta para se të veprojë në organizëm. Paracetamoli në përgjithësi tolerohet mirë nga organizmi, por nuk përjashtohen dhe efektet anësore. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe efekte anësore në veshka.
Efektet anësore të veshkave janë vërejtur më shpesh pas overdozës, pas abuzimit kronik shpesh me analgjezikë të shumtë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...