Kaq kohë i duhet paracetamolit para se të japë efektin e duhur në organizëm

06:57 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në qoftë se do të kontrollonit me vëmendje kutinë e ndihmës së shpejtë që keni në shtëpi, do të vinit re që i vetmi medikamenti që keni me tepri është paracetamoli.

Ky analgjezik çudibërës përdoret për qetësimin e dhimbjeve të ndryshme (si dhimbja e kokës, dhimbjet artikulare dhe ajo e dhëmbëve) dhe uljen e temperaturës. Por e keni pyetur veten sa kohë i duhet paracetamolit për të vepruar në organizëm?

Sipas ekspertëve të Lloyds Pharmacy paracetamolit i duhen 30 minuta para se të veprojë në organizëm. Paracetamoli në përgjithësi tolerohet mirë nga organizmi, por nuk përjashtohen dhe efektet anësore. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe efekte anësore në  veshka.

Efektet anësore të veshkave janë vërejtur më shpesh pas overdozës, pas abuzimit kronik shpesh me analgjezikë të shumtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme