Google ADS

Kaq gjatë mund ta mbani djathin në frigorifer

00:29 | 22 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Nëse e hidhni djathin që në shikim të parë vetëm pse shihni diçka që i është bërë gjelbër nëpër skaje, atëherë gaboni.

Ai mund të jetë ende një prej ushqimeve me shumë shije.

Kjo pasi djathi ka më shumë afat të përdorimit se që mund të mendoni, transmeton Klan Kosova.

Një pako djathi çfarëdo lloji mund të ruhet në frigorifer në mes të dy apo katër muajve, apo edhe tetë muaj nëse mbahet e ngrirë. Por ndryshe qëndron situata me pakot të cilat hapen.

Ato duhet që të konsumohen brenda gjashtë javës, përndryshe duhet të hidhen në koshin e plehrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme