Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës së tashme, ndërkaq simptomat janë shumë shpesh të padukshme.
Ndonjëherë te personat të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut nuk shfaqen kurrfarë simptomash, por ndonjëherë shfaqen të vjellat, mbushja me frymë, marramendja, dhembja e kokës dhe rrjedhja e gjakut nga hundët.
Nëse nuk e rregulloni me kohë presionin tuaj të gjakut, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave, humbja e të parit, sëmundja e zemrës, pika në zemër apo në tru.
Presioni i gjakut mund të luhatet gjatë ditës dhe në të ndikojnë faktorët siç janë mosha, gjinia dhe karakteristikat trashëguese, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa nga vlerat për të cilat mjekët konstatojnë që paraqesin nivelin normal:
Meshkujt
Deri 20 vjet – 123/76, Deri 30 vjet – 126/79, Nga 30 deri 40 vjet – 129/81, Nga 40 deri 50 vjet – 135/83
Nga 50 deri 60 vjet – 142/85, Mbi 70 vjet – 142/80
Femrat
Deri 20 vjet – 116/72, Deri 30 vjet – 120/75, Nga 30 deri 40 vjet – 127/80, Nga 40 deri 50 vjet – 137/84, Nga 50 deri 60 vjet – 144/85, Mbi 70 vjet – 159/85
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...