Kujdesi ndaj foshnjave të porsalindura është dhe procesi më i vështirë për secilën nënë, veçanërisht për nënat e reja.
Problem me të cilin përballet çdo nënë me foshnjën e saj është jashtëqitja.
Kapsllëku është një fenomen që shumë herë kthehet në një shqetësim për prindërit. Më poshtë gjeni këshillat më të mira që një nënë mund të marrë në lidhje me trajtimin e konstipacionit:
Nëse foshnja nuk ka eliminuar mekonium brenda 24 orëve, duhet të vlerësohet për të përcaktuar shkakun, që mund të lidhet me të ushqyerit apo me një patologji të aparatit tretës. Flisni urgjent me mjekun;
Për beben që ushqehet me gji konstipacioni është më i rrallë, ushqyerja e shpeshtë ndihmon që foshnja të defekoj normalisht dhe jashtëqitjet të jenë të buta;
Bebet e ushqyera me gji, por që marrin shtesa me formulë mund të kenë feçe më të forta, por feçet e forta jo detyrimisht nënkuptojnë konstipacion. Prindërit duhet të sigurohen se marrja e lëngjeve është e përshtatshme;
Fëmijët e ushqyer me formulë kanë shenja të kapsllëkut dhe duhet të vlerësohet: teknika e përgatitjes së formulës, sasia e qumështit të marrë, frekuenca e të ushqyerit, përbërja e ushqimit (nëse konsumon ushqime të ngurta). Ndryshimi i shpeshtë i llojit të formulave mund të ndikojë në konstipacionin.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...