Diabeti kërkon që të bëni shumë kujdes me regjimin tuaj ushqimor, në mënyrë të tillë që të ruani sheqerin në gjak në gjendje konstante.Por si mund t’i ndihmojë kanella njerëzit me diabet?
Kanella është një nga produktet me më shumë vlera ushqyese, jo më kot e gjejmë të integruar në shumë regjime ushqimore apo edhe në përbërjen e shumë produkteve kozmetike.
Sipas një studimi të kryer, kanella mund të ndihmojë diabetikët të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak. Ky nuk është studimi i parë i kryer për këtë qëllim dhe për të zbuluar sesi ky produkt mund të ndikojë për të ulur praninë e sheqerit në gjak.
Një studim i kryer më herët në vitin 2003 ka vëzhguar sesi ndikonte kanella në uljen e sheqerit, duke e testuar këtë në 2 grupe individësh, ku të parëve iu dha të konsumonin kanellë dhe grupit tjetër medikamente. Rezultoi që ata që konsumuan kanellë kishin një nivel shumë më të ulët sheqeri.
Edhe studimet e mëvonshme të kryera sërish për këtë qëllim konfirmuan se kanella i ndihmon njerëzit të kontrollojnë diabetin. Ndërkohë që edhe studimi i fundit i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition ka treguar se kanella përshpejton procesin e tretjes së sheqerit në stomak. Rezultatet e këtyre zbulimeve duken shumë premtuese edhe për të ardhmen.
Kështu që njerëzit që vuajnë nga diabeti rekomandohet të shtojnë pak kanellë në kafenë e tyre të mëngjesit, në smoothie apo ta shtojnë atë gjatë vakteve të tyre, në mënyrë që të kenë në kontroll sheqerin në gjak.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...