Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një test dhjetë minutash që mund të zbulojë praninë e qelizave të kancerit kudo në trupin e njeriut.
Testi u zhvillua pasi shkencëtarët në Universitetin e Queensland të Australisë zbuluan se kanceri në kontakt me ujin formon një strukturë unike të ADN-së.
Ai funksionon ashtu që zbulon praninë e strukturës së lartpërmendur, e cila mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit më herët se sa është e mundur tani, shkruan revista Nature Communications.
“Zbulimi se molekulat kancerogjene të ADN-së formojnë nanostruktura krejtësisht të ndryshme 3D nga ADN-ja normale, ishte një ndryshim që mundësoi një qasje krejtësisht të re për zbulimin e kancerit në mënyrë jo-invazuese në çdo ind në trupin e njeriut, përfshirë gjakun”, tha profesori Met Trau.
Testi dhjetë minutash ende nuk është testuar te njerëzit, dhe prova të mëdha klinike janë të nevojshme përpara se të mund të përdoret te pacientët.
Deri tani shenjat janë pozitive, pasi testet e kryera në më shumë se 200 mostra të gjakut dhe indeve zbuluan qelizat e kancerit me saktësi 90 për qind.
Testi është përdorur për të zbuluar kancerin e gjirit, prostatës, fshikëzës dhe limfomën, por shkencëtarët janë të bindur se mund të përdoret edhe për lloje të tjera të kancerit.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...