Sipas një raporti, pritet që gjatë këtij viti rreth 18.1 milion raste të reja të shfaqen dhe rreth 9.6 milionë të tjerë të vdesin nga kjo sëmundje.
Rritja, nga 14.1 milion raste dhe 8.2 milion vdekje në 2012, është pjesërisht për shkak të popullsisë në rritje dhe plakjes, transmeton portali arbresh.info
Shifrat alarmante kanë gjetur se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preken nga kjo sëmundje.
Sipas raportit, edhe njerëzit që bëjnë jetë të pasur preken nga kjo sëmundje, për shkak të mënyrës së jetës.
Studiuesit thonë se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve, tendenca e përgjithshme është se normat e kancerit dhe vdekjet janë rritur nga viti në vit.
Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit femëror dhe kanceri i zorrëve janë përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit dhe vdekjeve në mbarë botën./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...