Botuar në revistën ‘Oncogene’, studimi u krye nga Universiteti Queen Mary i Londrës dhe nga Universiteti Curtin, Australi.
Nga një pjesë e kanabisit, një shpresë e re kundër kancerit të pankreasit: një studim me minjtë ka treguar se një molekulë kanabisi, kanabidiol, së bashku me kimioterapinë, trefishon mbijetesën e kafshëve. Botuar në revistën Oncogene, studimi u krye nga Universiteti Queen Mary i Londrës dhe nga Universiteti Curtin, Australi.
Në fazën eksperimentale trefishon mbijetesën e minjve – “Ky është një rezultat i rëndësishëm, – thotë autori kryesor i punës, Marco Falasca i Universitetit të Londrës . Ne kemi parë se minjtë me kancer pankreatik mbijetojnë pothuajse tri herë më shumë nëse një substancë e nxjerrë nga kanabisi shtohet në trajtimin e tyre të kimioterapisë (Gemcitabine)”.
Kanabidiol është miratuar tashmë për përdorim klinik, vëren ai, “që do të thotë se ne mund të lëvizim shpejt në sprovat klinike për pacientët. Nëse mund t’i përsërisim të njëjtat rezultate te njerëzit, Kanabidiol mund të përdoret pothuajse menjëherë pa pasur nevojë të presë miratimin teknik të çdo ilaçi të ri nga autoritetet rregullatore”.
Kanceri në pankreas ndër më agresivët – Kanceri në pankreas është një kancer shumë agresiv dhe ndër më pak të shërueshmit. Gjatë 40 viteve të fundit, pak ose aspak nuk ka ndryshuar për jetëgjatësinë e pacientëve dhe norma e mbijetesës 5 vjeçare nga diagnoza mbetet nën 7%.
– Ekziston një nevojë urgjente për trajtime të reja, nënvizon Falasca. Kanabidiol, megjithatë, nuk është një substancë psikoaktive, kështu që nuk ka efekte anësore si molekulat e tjera të kanabisit.
Së fundi, kanabidioli njihet edhe për efektivitetin e saj në zvogëlimin e efekteve të pafavorshme të kimioterapisë, nauzesë, diarresë, vjelljes, kështu që do të rriste edhe cilësinë e jetës së pacientëve.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton