Besohet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar mbahen rreth 10 milionë mace dhe 11.5 milionë qen si kafshë shtëpiake – dhe studimet e reja sugjerojnë se kafshët shtëpiake mund ta përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.
Studimi i ri, i publikuar në ‘BMC Psychiatry’, dhe i kryer nga hulumtuesit e universiteteve të Liverpoolit, Manchesterit dhe Southamptonit, është i pari që ka ofruar dëshmi për rolin e kafshëve shtëpiake në menaxhimin afatgjatë të mirëqenies mendore, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë rishikuar 17 studime ndërkombëtare për ta eksploruar kualitetin, natyrën dhe nivelin e dëshmive që sugjerojnë se kafshët janë të mira për shëndetin e njerëzve.
Kështu, ata kishin konstatuar se kafshët shtëpiake janë të mira për menaxhimin e mirëqenies mendore, e në veçanti gjatë periudhave të ndryshme të krizave.
Por, kafshët shtëpiake kanë edhe efekte negative emocionale dhe psikologjike, në veçanti kur ato ngordhin dhe pronari mërzitet.
Sidoqoftë, autorët e studimit thonë se ende duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të pasur dëshmi të qarta sa i përket rolit të kafshëve shtëpiake në mirëqenien e njerëzve. /Telegrafi/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor