Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje, zbulon një studim i ri

08:02 | 5 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Nëse keni menduar që të hiqni dorë nga pirja e kafesë në mëngjës, lexoni këtë artikull para se të merrni këtë vendim.

Një studim i fundit, ka gjetur se kafeja parandalon një sëmundje nga e cila preken sot një numër i madh i njerëzve në botë, transmeton portal arbresh.info

Sipas shkencëtarëve, ky informacion është i rëndësishëm për njerëzit në të dyzetat dhe të pesëdhjetat e tyre.

Sipas një studimi të botuar në revistën Frontiers in Aging Neuroscience, konsumi më i lartë i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të dëmtimit të kujtesës, i cili edhe i paraprin sëmundjes së Alzheimerit.

Përgjatë dhjetë vjetësh, studiuesit studiuan zakonet e konsumimit të kafesë dhe shëndetin kognitiv të 227 të rriturve australianë normalë të moshuar.

Ata gjetën se pirja e kafes kishte ndihmuar ata që të zvogëlonin rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Sipas studiuesve, procesi ka të ngjarë të lidhet me mënyrën se si kafeja parandalon grumbullimin e amiloidit. Pllakat amiloide janë forma të pllakave që dëmtojnë neuronet në tru dhe shoqërohen me sëmundjen e Alzheimerit dhe dëmtimin kognitiv. Është lidhur gjithashtu me një reduktim të vëllimit të hipokampusit, pjesës së trurit që formon kujtesën, transmeton portal arbresh.info

Sipas Andrea Dunn, RD, një dietologe në departamentin e gastroenterologjisë, hepatologjisë dhe ushqimit të Cleveland Clinic, kafeina luan rol të madh në kujtesë.

“Kafja përmban rreth një mijë përbërës të ndryshëm botanikë dhe është burimi i vetëm më i mirë i antioksidantëve në dietën amerikane,” thotë ajo, duke vënë në dukje se hulumtimet kanë lidhur përbërësit në kafe me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve si diabeti i tipit 2, sëmundjet e mëlçisë dhe disa lloje të kancerit.

Moderimi është thelbësor, ashtu siç është me ushqimet dhe pijet e tjera. Një studim që shqyrtoi të dhënat nga mbi 350,000 njerëz zbuloi se konsumimi i një deri në dy filxhanë kafe në ditë lidhej me përfitimet për shëndetin e zemrës, por se përfitimet u zbehën me rritjen e sasisë së kafesë së konsumuar.

Marrja e kafeinës duhet të kufizohet në 400 mg në ditë në të gjitha pijet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme