Kremrat, pilingët, fërkimi me gur dhe truqet e tjera shpesh kërkojnë shumë mund, këmbëngulësi dhe të holla, mirëpo ndodh që nuk japin kurrfarë rezultatesh
Prandaj zgjidhja më e mirë është që të përdorni atë që i keni në shtëpi – limonin, transmeton Telegrafi.
Për fillim zgjidhni një limon i cili është mjaftueshëm i madh që të mund t’ju mbulojë thembrën, dhe shtrydheni.
Nga lëngu i limonit bëni vetes limonadë, ndërkaq për rregullimin e thembrës do t’ju nevojitet lëvorja.
Përpiquni që ta shtrydhni gjithë lëngun, mirëpo brendësia të mbetet tul i lagësht. Gjysmën e limonit vendosni në thembër, në atë mënyrë që ta mbulojë tërësisht. Në fillim do t’ju duket ndjenjë paksa e çuditshme, mirëpo shpejt do të mësoheni
Kur të keni vendosur limonin në atë mënyrë që të mbulojë pjesët më të vrazhda, mbathni çorapet duke u kujdesur që çdo gjë të qëndrojë në vend.
Lëngu i limonit do të ndikojë si piling kimik dhe do të eliminojë gjithë lëkurën e thatë dhe të pëlcitur. Natën është më lehtë, sepse ecja me copa limoni në thembra është goxha e komplikuar.
Thembrat pas vetëm një mbrëmjeje do të bëhen shumë më të buta, të gjitha pjesët e pëlcitura zhduken dhe pasi që t’i keni qitur kremin, duken sikur të keni qenë te pedikyri. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...