Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale do të thotë larje e dhëmbëve me brushë dhe përdorimin i perit të dhëmbëve, mirëpo si t’ia bëni me gjuhën?
Era e pakëndshme nga goja, me termin mjekësor quhet halitozë, problem me të cilin secili nga ne është ballafaquar së paku disa herë në jetë, me vetveten, apo me takimet e përditshme me njerëz të tjerë.
Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe gavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.
Goja është vend i grumbullimit të baktereve të mira dhe të këqija. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë.
Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe.
z.Pylori kryesisht jeton në gjuhë, prandaj çdo ditë kur i lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe mbi gjuhë. Nëse keni mundësi, dhëmbët lani dy deri tri herë në ditë.
Duke pasur parasysh që bakteret gufojnë në gojë të thatë, këshillë tjetër për erën e keqe është pirja e sa më shumë lëngjeve. Nëse as pastrimi i dhëmbëve as i gjuhës nuk ndihmojnë, koha është të shkoni te mjeku.
Shkaktari i erës së keqe, në të vërtetë, mund të gjendet edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në lukth.
Ndihma e parë më e mirë kundër erës së keqe është çamçakëzi. Mirëpo edhe me përdorimin e tij ekziston kurthi. Në të vërtetë, çamçakëzët të cilët përmbajnë sheqer nuk do t’ju ndihmojnë, prandaj duhet pasur kujdes t’i blini ata pa shtesa sheqeri.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...