Frutat e vetme që rekomandohen për konsum në të gjitha format e gastritit janë bananet, pasi ato janë burim substancash të dobishme për sistemin tretës, rigjenerimin, shërimin, përmirësimin e mikroflorës dhe mpiksjen e gjakut.
Megjithatë, bananet mund të jenë një problem serioz nëse keni problem me sëmundjet e zorrëve, paralajmërojnë ekspertët, transmeton portal arbresh.info
Gastriti është në thelb i rrezikshëm, sepse në mungesë të terapisë së duhur përkeqësohet me erozione dhe ulçera.
Dieta për gastrit është po aq e rëndësishme sa mjekimi dhe përfshin ushqime që shpëtojnë dhe riparojnë mukozën e përflakur të stomakut. Për të stimuluar aktivitetin tretës, organizmi ka nevojë për shumë substanca të dobishme, mikroelementë, vitamina dhe fibra bimore, gjithçka që ka banania, në mënyrë që ato të plotësojnë të gjitha kërkesat që mjekët vendosin për dietën e pacientit.
Në problemet me gastritin, bananet kanë përparësi të shumta, ndaj janë të dëshirueshme në menunë e çdo pacienti. Bananet rivendosin ekuilibrin acido-bazik, largojnë toksinat, ndihmojnë në uljen e intensitetit të inflamacionit dhe kanë një efekt laksativ. Në të njëjtën kohë, bananet përmirësojnë gjendjen e mikroflorës dhe ndihmojnë në lehtësimin e tensionit.
Personat me gastrit këshillohen të hanë banane në mënyrë që të zvogëlohet aciditeti i stomakut dhe rreziku i urthit, por është më mirë të shmanget ai frut në rast të sëmundjeve të zorrëve në fazën akute. Sipas nutricionistëve, bananet jeshile të papjekura kanë një përmbajtje të lartë natriumi dhe për këtë arsye mund të veprojnë si diuretik.
Bananet e pjekura kanë efekt laksativ, andaj ky frut ka shumë të ngjarë të jetë i dëmshëm gjatë çrregullimeve të zorrëve apo sëmundjeve gastrointestinale në fazën akute dhe mund të shkaktojnë fryerje të stomakut.
Nutricionistët shtojnë se bananet japin energi sa një orë stërvitje, ndërsa nëse hahen si frut i thatë, vlera kalorike e bananve pesëfishohet.
Poashtu, njerëzit që kanë probleme me gastrit nuk duhet të kombinojnë bananet me kefir, kos, gjizë, qumësht ose mollë.
Nëse hani banane në stomakun bosh, sasia e magnezit në gjak do të rritet ndjeshëm, gjë që mund të jetë e dëmshme për zemrën./arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...