Uji ose limonada janë ndihmë e parë me rastin e rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut.
Për shkak të ndryshimit të motit, ndjenja e dobësisë dhe marramendjet godasin sidomos ata, të cilët tashmë kanë probleme me shtypje të gjakut.
Të gjithë ata që druajnë se këto probleme do t’u ndodhin gjatë kohës së punës ose gjatë ecjes me makinë, me vete duhet të mbajnë pak çokollatë, një shishe me ujë mineral ose ndonjë pije tjetër të gazuar.
Është mirë që sa më parë të pihet edhe një kafe e fortë e zezë, sepse ajo është ndihma më e shpejtë në këto situata.
Te disa persona niveli i shtypjes së gjakut me sukses rritet edhe me ftohje, përkatësisht me lagie të pjesës së poshtme të këmbëve, si dhe me lagien e tëmthave.
Limonada me sheqer gjithashtu është shumë e dobishme.
Ndalohet alkooli! Alkooli nxit largimin e lëngjeve nga organizmi dhe pengon punën e qendrës për ekuilibër në tru.
Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë.
Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafes dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit.
Nëse keni problem me shtypje të ulët të gjakut, dushin gjithmonë përfundojeni me ujë të ftohtë.
Kur të shtriheni në shtrat, vendosini disa jastëkë nën kokë dhe qafë, në mënyrë që kalimi nga pozita e shtrirë në të ulur të mos jetë tepër impulsiv. Në këtë mënyrë do ta shmangni marramendjen.
Po kështu duhet të bëni shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dilni gjatë orëve më të nxehta apo të kryeni sforcime të tepruara.
Nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj